Secondary Adv

Tensionet ne mbledhjen e djeshme ne kuvend, jehone ne mediat e huaja

Nga SHBA e Kanadaja në Amerikën e Veriut, Evropë e deri në Australi janë shfaqur në mediat më të rëndësishme botërore pamje të seancës të së hënës në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Mediat shkruajnë se salla e Kuvendit pa flakë e tym, dhe kaos, pamje të paprecedenta ndonjëherë në një parlament në botë, teksa reagimi i mijëra ndjekësve në rrjetet sociale ka qenë i ashpër. 

 

Media si Reuters, Associated Press, BBC, The Guardian, The Times, Washington Times, The Telegraph, The Independent, Deutsche Welle, Corriere della Sera, TRT, 7NEWS Australia, Global News dhe shumë të tjera kanë shkruar në gjuhët më të mëdha të botës, për kaosin e krijuar nga opozita shqiptare.

 

Mediat shkruajnë se ka qenë pikërisht deputetët e opozitës që kanë vënë flakën në tentativë për të penguar diskutimet për buxhetin.

 

“Ligjvënësit demokratë ndezën flakë dhe grumbulluan karrige njëri mbi tjetrin në mes të sallës në momentin kur kryeministri Edi Rama zuri vendin për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm”, shkruan Asocciated Press.

 

Bën përshtypje që thuajse të gjitha mediat i kanë publikuar pamjet edhe në rrjetet sociale, me video të punuara, teksa vihet re një reagim shumë i ashpër i ndjekësve ndaj ngjarjeve, duke dëmtuar shumë rëndë imazhin e vendit.

 

Mijëra komente e reagime të tjera të qytetarëve nga e gjithë bota, komente në të cilat dallohet qartë shokimi dhe mos pranimi. 

 

Të gjitha këto goditje për imazhin e vendit në një kohë kur Shqipëria negocion me Bashkimin Evropian për anëtarësim si dhe po shndërrohet në një nga destinacionet me të preferuara nga miliona turistë në botë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat