Secondary Adv

Shtyhet regjistrimi i popullsise ne Kosove

Është shtyrë sërish regjistrimi i popullsisë në Kosovë.

 

I paraparë të bëhej fillimisht në shtator, e më pas i shtyrë sërish për nëntor, Qeveria të mërkurën ka vendosur ta shtyjë këtë proces për prill të vitit të ardhshëm.

 

Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë. Kryeministri Albin Kurti tha se ky proces është caktuar të nis me 5 prill deri më 17 maj të vitit 2024.

 

“Propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT dhe për t’i dhënë rast menaxhmetit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”.

 

Paraprakisht Kurti njoftoi se ka marrë vendim për ndryshimin  e menaxhmetit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për arsye të mos fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

 

“Agjencia e Statistikave të Kosovës është etnitet përgjegjës me Ligj për zbatimin e regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Që nga fillimi i mandatit Ligjin e kemi planifikuar dhe hartuar me përfshirjen maksimale të Agjencisë.

 

Për të siguruar procesin kemi kërkuar sigurimin e prokurorimit të laptopëve, tabletëve e rekrutimit të mbikëqyrësve dhe regjistrueseve përmes AQP-së për të mos pasur më shumë vonesa në procedurë”.

 

E nga u.d i drejtorit, Avni Kastrati, Kurti tha se ka marr zotim se do të punojnë që ky proces të përfundoj. “Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK-së, si një hap para për të rritur efikasitetin e procesit.

 

Letra informuese që e kam pranuar nga u.d,. i ri i detyrës së drejtorit nga Avni Kastrati, dëshmon që procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë.

 

Kësaj radhe është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten dhe se tashmë janë të qartë sa i përket mësimeve që kanë nxjerr”. Ky proces ishte paraparë që të fillonte me 1 nëntor të këtij viti.

 

Regjistrimi i popullsisë, sipas vendimit të ri, do të bëhet nga 5 prilli deri më 17 maj 2024. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Sipas regjistrimit të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milion.

 

Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/shtyhet-per-ne-prill-regjistrimi-i-popullsise-ne-kosove/


Më të lexuarat