Secondary Adv

BE zhbllokon fondet per Hungarine, perfiton 900 milione euro

Bashkimi Europian miratoi 900 mln euro për Hungarinë si pjesë e fondeve të ngrira të rimëkëmbjes, në mënyrë që të kapërcejë veton e Budapestit për të ndihmuar Ukrainën.

 

Vendimi i sotëm i Komisionit Europian për të miratuar planin e rimëkëmbjes së Hungarisë tani duhet të miratohet nga vendet e tjera të BE-së, ndoshta gjatë bisedimeve mes ministrave të financave të 27 vendeve anëtare më 8 dhjetor.

 

Zyrtarët e BE-së thanë se plani i rimëkëmbjes i Hungarisë ka një vlerë totale prej 10.4 miliardë euro gjatë disa viteve.

 

Vendimi për zhbllokimin e fondeve vjen përderisa kryeministri hungarez, Viktor Orban, një kritik i BE që shpesh grindet me liderët e BE lidhur me nivelin e sundimit të ligjit në shtetin e tij ka kërcënuar se do të pengojë ambiciet e Ukrainës që të anëtarësohet në bllok dhe planet e BE për t’i dhënë ndihmë Kievit në vlerë prej 50 miliardë eurosh./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat