Secondary Adv

Tuneli i Llogarase kete vere pa pagese, Drejtori i ARRSH zbulon detajet

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë po ecën me ritme shumë të mira dhe institucionet presin inaugurimin e tij në kohë për sezonin veror 2024.

 

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, deklaroi në INSIDER të gazetarit Angelo Haruni, se drejtuesit e mjeteve do të mund të shmangin qafën e Llogarasë duke nisur nga kjo verë.

 

“Tuneli i Llogarasë, tuneli më i madh në Ballkan, tuneli më i madh në Republikën e Shqipërisë, prej 6 kilometrash, për sezonin turistik të vitit të ardhshëm do të jetë i hapur, në funksion të plotë për qytetarët dhe turistët. Dhe do të përfundojë brenda kontratës, mbase pak më shpejt”, tha Berberi për SCAN.

 

Sipas planifikimit të qeverisë, tuneli do të aksesohet kundrejt pagesës. Por gjatë këtij sezoni të parë, kreu i ARRSH deklaroi se ai do të jetë i lirë për përdorim, pa pagesë.

 

Vepra pritet të përshkohet në vetëm 7-10 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm kohën, por edhe duke shmangur kthesat e rrezikshme.

 

Projekti do të kushtojë në total rreth 20.4 miliardë lekë, ndërsa krahas tunelit kryesor do të ketë funksionale edhe një tunel emergjence, i cili në të ardhmen në rast të rritjes së trafikut mund të përdoret si tunel funksional për automjetet./Burimi: SCAN


Më të lexuarat