Secondary Adv

Nga 1 Janari Kosova pa viza, dokumentet qe nevojiten per te udhetuar

Faqja zyrtare “Integrimi Evropian”, ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

 

Shtetasit me origjinë nga Kosova do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024. Sipas këtij njoftimi, dokumentet që nevojiten janë: Pasaportë biometrike, e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.

 

-Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit

-Dëshmi mbi qëndrimin si rezervim i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni

-Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese

-Nëse udhëtoni me automjet, dokumentet e nevojshme të automjetit

-Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare

Në një postim më herët, faqja ka njoftuar edhe për mjetet financiare që nevojiten.

 

“Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person.

 

Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartment apo çfardo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person"./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat