Secondary Adv

Miratohet ndarja administrivo-territoriale, ja qarqet dhe bashkite

 

Është publikuar në Fletoren Zyrtare ligji “PËR NDARJEN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE TË NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”.

 

Sipas ligjit të ri, njësitë e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë përbëhen nga 61 bashki dhe 12 qarqe.  Ligji parashikon se “zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015 do të organizohen dhe zhvillohen mbi bazën e ndarjes administrativo-territoriale të përcaktuar në këtë ligj”.

 

 

Njësitë e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë janë:

a) Bashki - 61

b) Qarqe - 12

Emërtimi, shtrirja territoriale, kufijtë, qendra, njësitë administrative përbërëse të çdo njësie të qeverisjes vendore dhe nënndarjet e tyre janë të përcaktuara në hartat dhe në tabelat bashkëlidhur këtij ligji dhe që janë pjesë përbërëse e tij .

 

Kliko ketu per te pare te gjitha Bashkite dhe Qarqet

 

Cfare parashikon ligji

Ligji parashikon se “organet e njësive të qeverisjes vendore, të konstituuara pas zgjedhjeve vendore të vitit 2011 dhe me juridiksion territorial sipas ndarjes administrativo-territoriale, të përcaktuar me ligjin nr. 8653, datë 31.7.2000, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me ligjin nr. 8654, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, vazhdojnë funksionimin e tyre deri në konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të qeverisjes vendore në zgjedhjet e vitit 2015”.

 

 

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015 do të organizohen dhe zhvillohen mbi bazën e ndarjes administrativo-territoriale të përcaktuar në këtë ligj. Organet e qeverisjes vendore, të konstituuara pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015, do të organizohen dhe funksionojnë bazuar në ndarjen administrativo-territoriale të përcaktuar në këtë ligj.

Ligji nr. 8653, datë 31.7.2000, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet. 2. Ligji nr. 8654, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, shfuqizohet me konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015.

Kliko ketu per te pare te gjitha Bashkite dhe Qarqet


Më të lexuarat