Izraelitet ngrihen ne proteste kunder qeverise se kryeministrit Netanyahu
Izraelitët dolën në protesta të reja kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Izraeli vazhdon të kërkojë të eliminojë Hamasin, i cili sulmoi vendet në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyer rreth 250 të tjerë në Gazë.
Izraelitë dolën sot në protesta të reja kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, për të demonstruar zemërim për dështimin për të rënë dakord për një armëpushim në Gazë dhe për të siguruar kthimin e pengjeve.
Protesta më e madhe u zhvillua para banesës private të kryeministrit në Cezare. Demonstruesit kërkuan zgjedhje të reja dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.
Izraeli u përgjigj duke goditur Gazën me sulme ajrore dhe filloi një ofensivë tokësore në territorin e mbyllur palestinez në fund të tetorit.
Më shumë se 37 300 palestinezë janë vrarë dhe 8 5000 janë plagosur që nga fillimi i luftës./Shqiptarja.com