Secondary Adv

OKB denon sulmet e Izraelit: Po shkel ne menyre te perseritur ligjin nderkombetar

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut lëshoi një deklaratë duke denoncuar sulmet e fundit izraelite në qytetin e Gazës.

 

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, OHCHR dënoi atë që ajo e quajti shkelje të vazhdueshme dhe flagrante të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, i detyrueshëm për Izraelin si fuqi okupuese.

 

“Në një shembull tjetër të sjelljes së paligjshme, forcat izraelite lidhën një nga burrat – i cili ishte qëlluar prej tyre në krah dhe kofshë në pjesën para një xhipi ushtarak.

 

Veprime të tilla përbëjnë shkelje serioze të detyrimeve të Izraelit sipas ligjit të okupimit që ndalon në mënyrë absolute trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues të personave”, thuhet në reagim./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat