Secondary Adv

Moti i keq mberthen Italine, alarm i kuq per dy zona

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ disa zona në Itali, duke shkaktuar një viktimë.

 

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës, një 85-vjeçar humbi jetën pas vërshimit të përroit të Terminës. Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo.

 

Burri u kap mat nga rrjedha e ujit jashtë banesës së tij dhe nuk mundi që të shpëtonte. Moti i keq ka shkaktuar edhe përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve.

 

Lumenjtë dolën nga shtrati papritmas, nga Apeninet në fushën midis Modenës dhe Piacenza, ku është dhënë alarmi i kuq, duke detyruar ata që rrezikohen, që të largohen nga banesat.

 

Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta në kodra dhe male, ndërsa përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur ura të vogla./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat