Secondary Adv

Me shume transferta ne monedhe te huaj, BSH: Ne korrik rreth 30 mije, ndikoi turizmi

Qytetarët shqiptarë dhe bizneset kanë kryer më shumë transferta në euro.

 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, korriku ka regjistruar nivelin më të lartë të transaksioneve që prej nisjes së këtij viti.

 

Numri i transaksioneve të realizuara përmes sistemit AIPS përmes arriti në rreth 30 mijë ose 4 mijë më shumë në krahasim me një muaj më parë.

 

Edhe në vlerë niveli i trasaksioneve në monedhën europiane ka qenë më i madh duke prekur nivelin 474 milionë euro. Qarkullimi lartë i monedhës europiane në vend lidhet me turizmin dhe investimet.

 

Rezulton se në korrik  vetëm  nga aeroporti kanë hyrë 1 milionë turistë. Këto shifra konfirmojnë  gjithashtu nivelin e lartë të euros që ka qarkulluar në vendin tonë.

 

Përgjatë periudhës janar-korrik në total në vend janë kryer rreth 180 mijë transferta në total me vlerë 2.8 miliardë euro. /Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat