Secondary Adv

Bashkite rrisin detyrimet e prapambetura, 13 njesi vendore probleme me financat

Bashkitë në vend nuk kanë ecur në sinkron me planin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të paraqitur pranë Ministrisë së Financave.

 

Referuar raportit të vështirësive financiare të  njësive të vetëqeverisjes vendore, 53% e detyrimeve u parashikuan të shlyheshin në vitin 2023, 17% në vitin 2024 dhe 30% në vitin 2025.

 

Në raport evidentohet se në fakt,  nga bashkitë vetëm 1/5 e planit ose jo më shumë se 11% e detyrimeve u shlyen në vitin 2023.

 

Mbështetur në planin e shlyerjes vihet re se  parashikohet të shlyen 67.72 % e totalit të detyrimeve të bashkive në vitin 2024, 19.74% e tyre në 2025 dhe 17.54% e tyre në 2026.

 

Referuar raportit, në 2023-shin, 37 bashki kanë ulur stokun e detyrimeve të prapambetura në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Bashkitë Poliçan, Tropojë, Libohovë rezultojnë si bashki pa probleme financiare në vitin 2023, nga bashki me probleme financiare që rezultonin në vitin 2022.

 

18 bashki e kanë rritur stokun e detyrimeve në 2023 dhe për rrjedhojë statusi i vështirësisë financiare është përkeqësuar.

 

Kështu, bashkitë Roskovec, Memaliaj dhe Rrogozhinë nga bashki pa probleme financiare në vitin 2022 rezultojnë të jenë në vitin 2023 bashki me probleme financiare.

 

Bashkia e Klosit nga një bashki pa probleme financiare në vitin 2022 rezulton në një bashki në vështirësi financiare në vitin 2023.

 

Dy bashki nuk kanë detyrime të prapambetura, bashkitë Patos dhe Këlcyrë dhe katër bashki kanë të njëjtën vlerë të detyrimeve si në vitin 2022 edhe në vitin 2023, konkretisht bashkitë Kolonjë, Mallakastër, Rrogozhinë dhe Shkodër.

 

Në fund të vitit 2023, 48 bashki kategorizohen në grupin pa probleme financiare, 8 bashki janë më probleme financiare si Dibër, Delvinë, Rrogozhinë Roskovec, Devoll, Pogradec, Peqin dhe Memaliaj, ndërsa  5 bashki gjenden në vështirësi financiare, si Klos, Cërrik, Dimal, Vlorë, Kavajë.

 

Viti 2023 u mbyll me një total detyrimesh të prapambetura për bashkitë në vlerën e 48 milionë eurove./Burimi: Scan


Më të lexuarat