Secondary Adv

Gjykata merr vendimin, lirohet me kusht Fredi Beleri

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të eurodeputetit, Fredi Beleri.

 

Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, është paraqitur sërish eurodeputeti Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.

 

E ndërsa tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, këtë të hënë Gjykata e Fierit vendosi ta pranojë kërkesën e deputetit të Greqisë në Parlamentin Evropian, duke e liruar atë me kusht.

 

Lirimi i Belerit u konfirmua edhe nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa mësohet se Gjyqtari i çështjes është Alfred Konomi, i cili ka shqyrtuar provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.

 

Prokurori i çështjes ishte Oljana Gjergjefi, ndërsa seanca e sotme ashtu siç dhe pritej ishte vendimtare për fatin e ish0kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili nuk e ushtroi asnjë ditë mandatin e tij, për shkak se u arrestua me akuzën e korrupsionit zgjedhor pak ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023.

 

Ndryshe nga herët e tjera, sot kishte një interes të shtuar edhe nga mediat greke./Burimi: Ora News


Më të lexuarat