Secondary Adv

Eurostat: Shqiperia, nder 10 vendet ku cmimet u rriten me pak gjate sezonit turistik

Shërbimet turistike në Shqipëri patën rritjen më minimale të çmimeve krahasuar me vendet e tjera të Europës.

 

Pavarësisht se u përfol për shtrenjtim të çmimeve nga operatorët turistikë gjatë verës, Eurostat konstaton se çmimi i paketave turistike në muajin korrik në Shqipëri shënoi rritje vetëm me 1.4%, duke e renditur vendin tonë në mesin e 10 vendeve ku çmimet e shërbimeve turistike u rritën më pak se në shtetet e tjera.

 

Kjo e ka kthyer Shqipërinë një ndër destinacionet e preferuara nga turistët e Evropës dhe të vendeve fqinje si Italia.

 

Në vendin tonë gjatë periudhës janar-korrik kanë hyrë 6.3 milionë turistë të huaj të cilët kanë deklaruar se arsyeja e vizitës në Shqipëri është për pushime.

 

Në korrik në vend janë regjistruar 2.6 milionë shtetas që kanë ardhur në Shqipëri.

 

Sipas Eurostat çmimet e paketave  ose të shërbimeve turistike u rritën më tepër në Turqi, Francë,  Itali dhe Qipro. Rritjen më të fortë  çmimet e paketave turistike e shënuan rritjen më të fortë me gati 50% në Turqi gjatë korrikut krahasuar me korrikun 2023.

 

Fillimisht vendi ndërtoi resorte të mëdha ku u ofruan paketa me gjithçka të përfshirë dhe me çmime konkurruese.

 

Ndërkohë në Francë çmimet e paketave turistike kanë shënuar rritje me 22.2%. Në korrik 2024, çmimi i paketave të pushimeve në BE ishte 6,6% më i lartë se në korrik 2023. /abcnews.al/


Më të lexuarat