Rritja e kostove ne sektorin e ndertimit frenohet ne tremujorin e dyte 2024
Kostot në sektorin e ndërtimit kanë frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e dytë 2024 arriti 112,3, kundrejt tremujorit të katërt 2021 si periudha bazë.
Indeksi të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2024 është 2,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,7%.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, ritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shpenzime energjie" me 5,9%, pasuar nga grupet "Shpenzime për paga" me 3,8%, "Shpenzime transporti" me 3,5%,
"Kosto të tjera" me 2,1%, "Shpenzime makinerie" me 1,6% dhe "Shpenzime materiale" me 1,1%.
Brenda grupit "Shpenzime materiale", indeksi i nën-grupit "Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi" shënoi rritjen më të lartë prej 1,2%, pasuar nga grupet "Materiale ndërtimi" me 1,1% dhe "Materiale elektrike dhe komunikimi" me 0,8%.
INK shënoi rritje me 0,2%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin "Shpenzime transporti" me 0,8%, pasuar nga grupet "Shpenzime për paga" me 0,7%,
"Shpenzime makinerie" dhe "Shpenzime energjie" me 0,6% secila. Nga ana tjetër çmimet e grupit "Shpenzime materiale" shënuan rënie, pasuar nga grupi "Kosto të tjera" me 0,1%.
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) duke filluar nga tremujori i parë 2024 llogaritet me bazën e re. Tremujori i katërt 2021 do të shërbejë si periudha bazë për llogaritjen e indeksit (Tremujori i katërt 2021 = 100).
IKN mat ecurinë e çmimeve të materialeve të përdorura në ndërtim, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e ndërtesave (8-10 kate). IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit.
Pesha më e madhe në sektorës vlerësuese janë llogaritur duke u bazuar në ndërtimin e një banese shumkatëshe (ndërtesë banimi 8-10 kate).
Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 237 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit.
Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për paga, makineritë dhe transportin merren nga 97 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.