Nis reahabilitimi i hyrjes se Shkodres, shemben 21 shtepi e lokale
Kjo e hënë e 16 shtatorit ka shënuar ditën e parë të aksionit të IKMT-së.
Janë 21 objekte që do të shemben për të vijuar më pas me investimin në hyrje të Shkodrës. Drejtori i IKMT Emiljan Nika ështe shprehur se në fazën e parë shemben 11 objekte që nuk disponojnë dokumente pronësie, ndërkohe janë edhe 10 objekte të tjera që presin shpronësimin.
“Në kuadër të realizimit të projektit rikualifikimi i hyrjes në qytetin e Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës, IKMT ka thirrur aksionin për lirimin e sheshit të ndërtimit nga objektet që bëhen pengesë për realizimin e këtij projekti. Në këtë fazë janë 11 objekte që janë përjashtuar nga procesi i legalizimit.
Ata janë lajmëruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për skualifikimin e objekteve të tyre dhe gjithë këta përfaqësues janë kontaktuar nga IKMT dhe kanë shprehur dëshirën dhe vullnetit e tyre për t’i liruar objektet e për t’i prishur vullnetarisht”, shprehet Emiljan Nika, drejtor i IKMT-së në Shkodër.
Nika shton se do të shemben edhe 50 baraka të komunitetit rom, sapo Bashkia e Shkodrës të sigurojë strehimin e tyre.
‘Ndërhyrje në hyrje të Shkodrës dhe rikualifikimi i bregut perendimor të liqenit të Shkodrës’ është një projekt i Qeverisë që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me vlerë 479 milionë lekë./Burimi: Shqiptarja.com