Secondary Adv

Rrjet i ri elektrik ne Alpet e Shqiperise, BERZH hap tenderin

Ndërtimi i rrjetit të ri të shpërndarjes për të rritur aksesin në energji elektrike në Alpet Shqiptare”.

 

Ky është investimi që parashikohet të realizohet në kuadër të projektit 106 mln euro për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri.

 

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve, në masën e 46 mln euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 60 mln euro.

 

Ndërkaq, në sistemin e prokurimeve të BERZH është hapur tenderi për kompanitë e interesuara, që mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 29 tetor 2024, teksa ent kontraktor do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

 

Investimet në sektorin elektroenergjetik në zonat me potencial turistik kanë qenë në vëmendje së fundmi, duke marrë në konsideratë ngarkesën e shtuar në rrjetin elektrik për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve.

 

Teksa, më së shumti këto investime janë përqëndruar në zonat bregdetare, potencali që ofron veriu i vendit në drejtim të zhvillimit të turizmit ka nxitur nevojën për investime edhe në këto zona.

 

Ndërkaq, përveç rrjetit elektrik, në kuadër të projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin, më herët BERZH ka hapur edhe disa tenderë të tjerë, me fokus investimet në rrugë dhe kanalizime./Burimi: Scan


Më të lexuarat