Nis zgjerimi i autostrades Tirane-Durres, nderhyrja fillon nga segmenti kthesa e Kamzes-Kashar
Nis puna për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Me mbarimin e fluksit turistik në vend, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka filluar nga vendosja e sinjalistikës rrugore ndërsa ndërhyrja nuk do të ndikojë në devijimin e trafikut.
Gëzim Noni, përgjegjës i menaxhimit te kontratave nw ARRSH tha në një intervistë për ABC News se punimet do të zgjasin për një periudhë 20 muaj. Puna do të nisë së pari nga Kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit. Autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje
Intervista:
Jemi në fazat përgatidote për fillimin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës. Aktualisht punimet kanë lidhje me mobilizimin e kantierit, vendosjen e sinjalistikës sipas një plani menaxhimi të hartuar nga ne, i cili do të bëhet publik shumë shpejt. Në evidentimin e problematikave që ka kjo zonë, të linjave të infrastrukturës që e shoqërojnë etj.
Kur mund të nisin punimet?
Menjëherë me plotësimin e sinjalistikës së nevojshme për sigurinë rrugore do të fillojnë edhe punimet me ritmin e duhur.
Sa i përket planit të menaxhimit të trafikut, do të kemi devijim apo bllokim të korsive?
Në fakt nuk është asnjëra, as devijim dhe as bllokim. Kemi zgjedhur një variant që e gjithë puna të përqendrohet te pjesa që i themi “brezi i gjelbër”, duke lënë të lira dy korsitë lëvizëze, dy në vajtje dhe dy në kthim.
Kur priotet të nisin punimet e sinjalistikës, ka një afat të përcaktuar apo varet nga përgatitja? Me sa korsi do të bëhet?
Është punë ditësh, ose tashmë mund t’i konsiderojmë si të filluara po thashë që punimet e sinjalistikës janë të rëndësishme për shkak të rëndësisë që ka dhë të fluskit të lartëtë lëvizjes së mjeteve por punimet do të fillojnë me pjesën më sensibël që ka, zhvendosja e këtyre pemëve dhe pasi të jetë sistemuar kjo pjesë e lëvizjes, do të jetë i lirë kantieri për të filluar intensivisht punimet.
Ndërhyrja do të jetë fillimisht vetëm për një segment nga mbikalimi i Kamzës në nyjen e Kasharit?
Po, segmenti që do ndërhyhet është nga mbikalimi I Kamzës deri te kthesa e Rinasit. Këtu janë të përfshira dy faza, dy kontrata për këtë pjesë, nga tre kilomtra të dyja.
Sa korsi do të shtohen?
Aktualisht sic e dimë të gjithë është me dy plus dy korsi, por me këto punime do të shtohet një korsi e re dhe një korsi emergjence. Pra, përfundojmë tre plus korsi emergjence për cdo korsi, ose thënë ndryshne në 8 korsi.
Kur parashikohet të përfunodjnë punimet në këtë segmentin e parë të zgjerimit Tiranë-Durrës?
Sic thash, janë dy kontrata në të cilat njëra është 24 muaj dhe tjetra është pak më shpejt, rreth 10 muaj. Por, me angazhimin e të gjithë aktorëve mendojmë që të jetë shumë më shpejt.
Ajo që është e rëndësishme për qytetarët është fakti si do të funksionojë devijimi i trafikut? Cfarë është parashikuar konkretisht?
Në diskutimet tona jemi ndalur shumë vecanërisht në këtë detaj sepse nuk kemi dashur ta rëndojmë më shumë situatën e trafikut.
Dhe është menduar, mes varienteve që kemi diskutuar, është menduar që mos ketë as bllokim dhe as devijim të trafikut, aty do të punohet në brezin e gjelbër që do jetë I kufizuar dhe I gjithë pjesa tjetër, dy korsi për lëvizje do të jenë të lira duke ulur shpejtësinë në një limit të caktuar që të mos bëhet as bllokim trafiku.
Po ashtu pritet të ndërhyhet edhe në rrugën tjetër Ndroq-Plepa. Në c’fazë është aktualisht?
Thuajse në të njëjtën fazë jemi edhe në këtë segment. Është menduar nëse do ishte mirë t’i sfazonim si punime por e shohim të arsyeshme se duke pritur, tentojmë të mbyllim punë sa më shpejt të jetë e mundur e mos vazhdojmë të presim.
Por kemi menduar që të rakordojmë punimet që nëse këtu po fillojmë ndërhyrjen nga Tirana për në Durrës, te pjesa Tiranë-Ndroq-Plepa do të bëjmë të kundërtën, pra do vijmë nga Ndroqi në drejtim të Tiranës duke minimizuar ndërhyrjet në trafik./Burimi: abcnews.al