Projekti i BERZH ne Durres, nderhyrje tek shetitorja Taulantia dhe rruga Adria
Durrësi është qyteti i radhës ku një projekt për rikonstruksionin e rrugës “Adria” dhe një pjese e shëtitores Taulantia pritet të zërë vend në vazhdim.
Në sistemin e Bankës Euopiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u njoftua se si pjesë e programit për infrastrukturën që mundëson zhvillimin e turizmit do të ndërhyhet edhe në këtë qytet bregdetar.
Konkretisht procedura e prokurimit është emërtuar nën “Rigjenerimi i infrastrukturës urbane në hyrje të Durrësit dhe Shëtitorja Taultantia.
Konkretisht ky projekt përfshin dy seksione
Në të parin është rikonstruksioni i rrugës “Adria” që është një nga kryesoret dhe me më shumë trafik në qytetin e Durrësit.
Zona e Projektit fillon nga Mbikalimi i “Urës së Dajlanit” dhe përfundon në rrethrrotullimin ku kryqëzohet me rrugën “Egnatia”. Rruga e Projektit shkon paralel me shinën hekurudhore që të çon në Stacionin Hekurudhor të Durrësit.
Seksioni 2, përfshin rikonstruksionine një pjese të Shëtitores Taulantia. “E vendosur në rrethin nr.1 të Durrësit, shëtitorja “Taulantia” është një nga zonat më të frekuentuara në Durrës.
Ajo ofron një pamje mahnitëse nga deti dhe ndodhet në zemër të qytetit” thuhet në njoftimin e bërë në sistemin e prokurimit të BERZH nga ana e autoritetit kontraktor që në këtë rast është Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).
Në fakt këto dy projekte që përfshijnë Durrësin nuk janë të vetmit që po zbatohen nga kredia e përbashkët ku bën pjesë edhe BERZH dhe që ka objektiv kryesisht rajonet që kanë potencial turistik.
I njëjti projekt ka pasur ndërhyrje edhe në Berat apo në zonën e Velipojës procedurat e të cilave janë hapur gjatë këtij viti më herët.
Projekti” për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për Qeverinë e Shqipërisë.
Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si agjenci zbatuese dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim./Burimi: Monitor https://monitor.al/projekti-i-berzh-ne-durres-nderhyrje-tek-shetitorja-taulantia-dhe-rruga-adria/