Secondary Adv

Vijojne punimet ne Unazen e Madhe, Balluku: E aksesueshme ne fund te vitit

Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës po vijojnë me ritme të shpejta në të gjitha kantieret.

 

E gjithë kjo vepër e rëndësishme pritet të finalizohet në fund të këtij viti, për të qenë e aksesueshme nga të gjithë qytetarët.

 

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se në Lotin II të rrugës, atë që lidh ish-sheshin “Shqiponja” me Paskuqanin, kanë përfunduar mbi 97 % e punimeve.

 

Ndërsa në Lotin IV, që kalon në zonën e Shkozës dhe Lotin VII që nis nga pjesa fundore e “Bulevardit të ri” e deri në bregun e Lumit të Tiranës, kanë përfunduar mbi 76 % e vëllimit të punimeve.

 

Punimet në Lotin VI, segment ky që bën të mundur lidhjen me Rrugën e Arbrit, janë realizuar në masën 67 %, ndërsa në Lotin V në masën 70%.

 

Unaza e Madhe një segment prej 27 km, me gjerësi 28 m do të jetë një nga infrastrukturat më të rëndësishme jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin./Burimi: Scan


Më të lexuarat