Secondary Adv

ARRSH 46 mln euro per Fier-Fratar dhe ndertimin e rruges kthesa e Berdices - Ura e Bahcallekut

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zbatojë dy projekte të reja në infrastrukturë me një fond limit të parashikuar prej rreth 46 milionë euro.

 

Këtë të premte në Agjencinë e Prokurimit Publik ky autoritet njoftoi haphjen e dy procedurave të prokurimit.

 

E para me objekt  “Ndërtim rruga kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallekut” me fond limit 1.06 miliardë lekë apo 10.7 milionë euro dhe e dyta “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa e Patosit – Frataj” me fond limit 3.53 miliardë lekë apo rreth 35.7 milionë euro.

 

Sa i takon dokumenteve që shoqërojnë procedurat ARRSH argumenton arsyet se pse do të ndërhyhet me këto projekte. Kështu së pari lidhur me kontratën që pritet të kushtojë më shumë që është aksi Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar pranohet se ai është në gjendje tejet të amortizuar.

 

“Në këto rrugë vlen të theksohet cedimet e shumta dhe valëzime e tabanit të rrugës.

 

Si pasoj e zhvillimeve demografike të ndodhura në këto 20 vitet e fundit, kjo rrugë në disa pjesë të saj kalon në qendrat e banuara rritja e të cilave në numër popullsie dhe mungesa e investimeve, në rrugë, ka çuar njëkohësisht edhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore.

 

Objekti “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa Patosti – Fratar”, është planifikuar të realizohet me fonde të buxhetit të shtetit për këtë vit buxhetor.

 

Objekti i këtij studimi është rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese: · Fier – Kthesa Patosit, me një gjatësi 5.9 km, (Segmenti 0) · Kthesa Patosit – Hyrje Ballsh, me gjatësi 17.2 km, (Segmenti 1) · Dalje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km, (Segmenti 2)” thuhet në dokument.

 

Ndërkohë sa i takon projektit tjetër ARRSH argumenton se aksi rrugor [SH1] që administrohet Autoritetit Rrugor  Shqiptar, nis nga  kryeqyteti i vendit, Tiranë, dhe përfundon në piken doganore të Hanit te Hotit.

 

Ky segment kalon dhe lidh qytetin e Shkodrës me gjithë rrjetin e transportit rrugor kombëtar. Pjese e këtij aksi rrugor eshte edhe objekti i projektit “Studim  Projektim i rrugës hyrëse  Shkodër (Bërdice – Ura e Bahçallekut).

 

Konkretisht projekti së pari parashikon dublimin e Urës së Bahçallëkut

“Ne zgjidhjen e re do parashikohet realizimi i nje ure te re, paralel me urën qëndrueshmërinë e urës ekzistuese.

 

Kjo ure do te akomodoje trafikun që lëviz ne drejtimin e Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do te shërbejë vetëm për trafikun që lëviz ne drejtimin e Shkodrës. Gjatësia e urës dhe hapësirat e dritës se nen strukturës se urës duhet të jenë ne harmoni me nenstruktures e urës ekzistuese.

 

Për  dimensionimin e mbistruktures do mbahen kontakte me Bashkinë Shkodër, me synimin plotësimin e kërkesave te zonës, për një kalim te sigurt jo vetem te  automjeteve por edhe te përdoruesve te tjerë te rrugës” thuhet në dokument. Po kështu parashikohet zgjerimi i rrugës ekzistuese

 

Sipas ARRSH segmenti rrugor nga Ura e Bahcallekut deri te Harku Bërdicës, shtrihet ne një zone tashme te urbanizuar me godina banimi dhe shërbimi ne te dy  anët e rrugës.

 

Nisur nga ky fakt, referuar kërkesave në zhvillim të zonës, është përcaktuar që kategoria e rrugës së re të përmbushë parametra të rinj duke u klasifikuar si kategoria D me dy korsi kalimi nga 3.25 cm për secilin drejtim bankinë dhe trotuar.

 

Burimi: Monitor https://monitor.al/arrsh-46-mln-euro-per-fier-frataj-dhe-ndertimin-e-rruges-kthesa-e-berdices-ura-e-bahcallekut/


Më të lexuarat