Secondary Adv

Ministria e Financave nis procedurat per eurobondin e ri 600 mln euro ne 2025

Ministria e Financave ka nisur procedurat për të emetuar një tjetër euribor në vitin 2025.

 

Planifikimi është të merren 600 milionë euro me afat shlyerje deri në 15 vite. Ky eurobond pritet të përdoret për të larë borxhet aktuale dhe për shpenzime të tjera në mbështetje buxhetore.

 

Shqipëria do të marrë një tjetër eurobond në vitin 2025, me vlerë 600 milionë euro.

 

Ministria e Financave ka nisur procedurat për një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës ligjore për emetimin e Eurobond-it të shtatë, me ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë.

 

Në garën e shpallur thuhet se ky eurobond që pritet të emetohet në muajit e parë të vitit 2025, do të përdoret për të mbuluar nevojat qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.

 

Ministria e Financave, pret që eurobondi i ri që do të emetohet të jetë me afat maturimi nga 5-15 vjet dhe me normë të favorshme interesi, që do t’i shërbente nevojave të vendit.

 

Duke qenë se pas reduktimit të inflacionit bankat qendrore po lehtësojnë politikat e tyre monetare duke ulur normat bazë të interesit, borxhi mund të merret me një kosto më të ulët se ai i emetuar vjet, por ekspertët gjykojnë se situata në tregjet e huaja ende nuk është e stabilizuar.

 

Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.

 

Në 2010 u emetua eurobondi i parë 300 milionë euro me normë interesi 7.5%, në 2015 u mor borxh 450 milionë euro me normë 4.75%.

 

Më tej në 2018 u morën 500 milionë euro me interes 3.5%, në vitet 2020 dhe 2021 u emetuan eurobondet me nga 650 euro me interesa 3.5% dhe 3.7% dhe i fundit ishte i vitit 2023, me vlerë 600 milionë euro dhe interes 5.9%. /Burimi: Shqiptarja.com

 

EUROBONDET E MARRA DHE PLANIFIKIMET

Viti              Vlera                Interesi

2010         300 mln €               7.5%

2015         450 mln €             4.75%

2018         500 mln €               3.5%

2020         650 mln €             3.50%

2021         650 mln €             3.75%

2023         600 mln €               5.9%

2025         600 mln €                  ??


Më të lexuarat