Secondary Adv

Izraeli sulmon Iranin, bombardime ndaj objektivave ushtarake, shperthime edhe ne Siri

Izraeli ka nisur sulmin ndaj Iranit në disa faza dhe me shumë nivele mbi objektivat ushtarake në Iran.

 

Sakaq, ka pasur shpërthime edhe në Siri. Ky sulm ndaj Iranit vjen si shenjë hakmarrje pas sulmit më 1 tetor ndaj Izraelit. Shpërthimet në Iran janë ndjerë orët e para të së shtunës në kryeqytetin Teheran dhe qytetin Kraja.

 

Rreth orës 2 të mëngjesit ishte vala e parë e sulmeve izraelite, për tu pasuar më tej rreth orës 04:30 me një valë tjetër sulmesh që synonin instalimet ushtarake. Sipas mediave izraelite, vala e sulmeve kishte në shënjestër bazat e raketave dhe dronëve. Vala e dytë e sulmit u zhvillua në Teheranin lindor.

 

SHBA konfirmoi se Izraeli nuk goditi objektiva bërthamore apo të naftës, vetëm objektiva ushtarake. Sulmi ndaj Iranit përfundoi pak para orës 6 të mëngjesit. Raportohet se asnjë avion luftarak izraelit i përfshirë në operacion nuk është goditur.

 

Sipas IDF, shënjestra e sulmeve ishin grupimet e raketave tokë-ajër dhe elementë të tjerë të mbrojtjes ajrore iraniane.

 

Ushtria izraelite paralajmëroi se nëse ‘regjimi iranian bën gabim duke filluar një raund të ri përshkallëzimesh, de do detyrohemi të përgjigjemi’. Agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se Irani është i gatshëm të përgjigjen çdo lloj sulmi izraelit.

 

Gjithashtu në të njëjtën kohë me valën e sulmeve ndaj Iranit, ka pasur raportime për sulme edhe në Siri, teksa në kryeqytetin e Damaskut janë dëgjuar shpërthime./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat