Secondary Adv

Ambasadori i BE: Mbyllja e negociatave ne 2027 realitet nese intesifikoni reformat

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i dorëzoi sot në Tiranë kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.

 

Në progres raport thuhet se Komisioni është i gatshëm të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.

 

Afatet ambicioze mund të bëhen realitet nëse autoritete shqiptare intensifikojnë  më tej hapjen e reformave të orinetuara nga BE" tha Gonzato duke vënë theksin tek lufta efektive e korrupsionit,  krimit të organizuar. Kërkoi vëmendje tek fusha e medias.

 

Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve. 

 

Ambasadori vuri theksin tek nevoja urgjentë për dialog mes palëve politike për realizimin e reformave ndërsa shprehu shqetësim orvatjet për të ndikuar në fushën e drejtësisë 

 

“Shqetësim orvatjet për të ndikuar në fushën e drejtësisë... Nevojë urgjente për dialog mes palëve politike për Reformat drejt BE.... Korrupsioni mbetet shqetësim serioz, SPAK ka bërë punë konkrete’ theksoi ambasadori ndërsa nënvizoi se “Institucionet duhet të denoncojnë në SPAK rastet e korrupsionit”

 

I pyetur për kaosin e PD në Kuvend, Gonzato tha se shpreson që të gjendet një rrugë për të riangazhuar opozitën, duke theksuar se duhet gatishmëri nga të dyja palët, jo vetëm nga mazhoranca.

 

Ai nënvizoi se dhuna dhe ndërprerja e punës së Kuvendit nuk janë rruga e duhur për t’u angazhuar në dialog. Ambasadori u ndal dhe tek fusha e medias ku nënvizoi se duhet të vijohet më tej puna në këtë fushë.

 

Kryeministri Edi rama e quajti progres raportin pozitiv, një analizë të përpiktë dhe panoramë të vërtetë të situatës së vendit. “Progres raporti është dokumenti i plotë më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne i referohemi fjali për fjali në kuptimin e plotë të fjalës.

 

Ai bazohet vetëm në fakte, jo në perceptime e jo në sondazhe. I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standarde të funksionimit të institucioneve të shteteve anëtare” tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat