Secondary Adv

Gripi i shpendeve ne Shqiperi, Ministria e Bujqesise ndalon importet nga 16 shtete

Shqipëria rrezikon të preket nga një tjetër epidemi të gripit të shpendëve, për shkak se kjo sëmundje po prek një pjesë të madhe të shteteve evropiane.

 

Për këtë arsye po merren masa që të parandalohet infektimi i mundshëm i shpendëve në vendin tonë.

 

Ministria e Bujqësisë, përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Bullgarisë; Italisë; Polonisë, Hungarisë; Sllovakisë; Çekisë; Suedisë.

 

Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet  territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24- orësh;  shpendëve dekorativë;

 

materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht.

 

Sektori i mbarështimit të shpendëve dhe prodhimit të vezëve mori një goditje të madhe në vitin 2022 nga sëmundja e influencës aviare, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve ku u shfarosën më shumë se 250 mijë krerë dhe stabilimentet shkuan thuajse në zero.

 

Dhe pas nisjes së rimëkëmbjes, prekja e vendit nga gripi i shpendëve do të ishte fatal për industrinë. Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2023 numri i pulave në Shqipëri regjistrohet në 4.8 milionë krerë dhe numri i vezëve në 894 milionë kokrra.

 

Po ashtu, njëkohësisht Ministria e Bujqësisë ka marrë masa për tu mbrojtur nga sëmundja e lisë së dhenve dhe dhive të shfaqur në Greqi, Turqi, Bullgari.

 

Dhe në këtë rast masat përfshijnë ndalimin e importit dhe tranzitimit për në  territorin e Republikës së Shqipërisë të të gjitha kafshëve të gjalla të llojit të dhirta dhe të leshta, materialit biologjik dhe nënprodukteve të kafshëve të llojit të dhirta dhe të leshta.

 

Masa të njëjta janë marrë edhe për mbrojtjen ndaj sëmundjes së gjuhës blu të shfaqur në Suedi, Danimarkë, Portugali, Austri, Holandë dhe Spanjë./Burimi: Scan


Më të lexuarat