Secondary Adv

Trump president i 47-te i SHBA, merr urime nga lideret boterore

Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores.

 

Presidenti i ri i SHBA-ve e nisi fjalën e tij duke flaenderuar të gjithë mbështetësit për besimin që i dhanë. Teksa e cilësoi fitoren të jashtëzakonshme, ai premtoi vendi do të shërohet dhe se kjo do të jetë një periudhë e artë për Amerikën.

 

Bëmë historinë për një arsye dhe është se thjesht ne tejkaluam pengesa që askush nuk menduan se ishin të mundura. Kemi arritur nivele të jashtëzakonshme politike. Fitore politike që vendi unë s’e ka parë më parë.

 

Falenderoj qytetarët që zgjodhët presidentin e 47. Do të luftoj për ju dhe të ardhmen tuaj. Kjo do të jetë periudha e artë e Amerikës. Do ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish.”, u shpreh Trump.

 

Shtetet e fituara nga Trump: Alabama, Arkansas, Florida, Georgia, Idaho, Indiana, Iowa, Kansas, Kentaki, Lousiana, Mississippi, Missouri, Montana, Nebraska, Karolina e Veriut, Dakota e Veriut, Ohio, Oklahoma, Pensilvania, Dakota e Jugut, Tennessee, Texas, Utah, Virginia Perwndimore, Wyoming.

 

Shtetet e fituara nga Harris: California, Colorado, Connecticut, Delaware, Distrikti i Columbia, Hawaii, Illinois, Maryland, Massachusetts, Minnesota, New York, New Mexico, Oregon, Rhode Island, Vermont, Virginia, Washington.

 

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij.

 

Kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, nëse zgjidhet do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore.

 

Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme. I vetmi president që e kishte bërë këtë ishte Grover Cleveland, në fund të shekullit 19-të.

 

Kamala Harris, 60-vjeçare, e ka paraqitur veten si ndryshim brezash nga Biden, 81 vjeç, dhe Trump 78 vjeç. Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për të drejtën e abortit pas vendimit të vitit 2022 të Gjykatës Supreme që i dha fund të drejtës kushtetuese për abort.

 

Ajo po ashtu e ka cilësuar Trumpin si rrezik për demokracinë dhe ka përmendur rolin e tij në sulmin e 6 janarit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan dhe refuzimit që të pranojë humbjen nga Bideni më 2020./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat