Secondary Adv

Balluku: Ne 2025 prioritet infrastruktura rrugore, buxheti per kete sektor 14 per qind me i larte

Infrastruktura rrugore do të jetë prioritet për vitin 2025, ku për këtë sektor është parashikuar një buxhet 33.48 miliardë lekë, me një rritje prej 14% krahasuar më një vit më parë.

 

“Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë për të përmbushur detyrimet administron 11 programe, duke nisur nga transporti rrugor si më i rëndësishmi, detar, hekurudhor, ajror, furnizimi me ujë, mbështetje për energjinë, për burimet natyrore, planifikimin urban etj.

 

Nis menjëherë me transportin rrugor si programi më i rëndësishëm i paketës së ministrisë për shkak të impaktit që kanë zhvillimin ekonomik dhe atë social.

 

Duke u mbështetur në objektin për zhvillimin e një infrastrukture strategjike, duke pasur ndërlidhje të këtyre programeve dhe me mbështetjen për energjinë, kështu që synimi zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori. Korridori 8 dhe Korridori blu mbajnë pjesën e luanit sa i përket këtij programi”.

 

Ne synojmë kërkojmë të përmirësojmë qëndrueshmërinë dhe ndërlidhjen midis rajoneve nga veriu në jug dhe perëndimit dhe lindjes, por dhe ndërlidhjes ndërkufitare, një nga kërkesat kryesore të BE, tha ministrja.

 

“Të gjitha projektet janë të financuara. Infrastruktura rrugore, për shkak të zhvillimit të si turizmi dhe bujqësia, është një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe kjo reflektohet në buxhetin afatmesëm 2025-2027.

 

Për vitin 2025, projektligji akordon një buxhet për programin rrugor një buxhet total në vlerën 33,48 miliardë lekë me rritje prej 14 për qind krahasuar me ligjin e vitit të kaluar. Ky buxhet ndahet në shpenzime korente 3.66 miliardë lekë dhe kapitale 29.82 miliardë”./Burimi: Monitor 


Më të lexuarat