Secondary Adv

Auto Moto Park ne Elbasan, 376 mln leke per fazen e II, FSHZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur fazën e dytë për ndërtimin e Auto Moto Park në Elbasan.

 

Ky projekt konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme për botën automotive në Shqipëri.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vijuar fazën e dytë për ngritjen e infrastruktures mbështetëse në funksion të kompleksit multi-funksional, për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan.

 

Për këtë qëllim është shpallur një tender me vlerë 376.6 milionë lekë për ndërtimin e një rombinoje për përcjelljen e rrjedhës lumore në lumin Shkumbin.

 

Objekti është një strukturë beton, i cili do të shërbejë për kalimin e ujërave nën trupin e rrugës.

 

Auto Moto Park është një projekt, që do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike dhe një pistë për të zhvilluar në mënyrë të kontrolluar sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge.

 

Krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj, që do të zhvillojë më tej turizmin dhe ekonominë vendase, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive. /Scan


Më të lexuarat