Secondary Adv

33 mln euro investime per energjine, nga autostrada energjetike dhe centrali diellor, projektet

Rreth 33 mln euro është vlera e investimeve në sektorin energjetik për vitin 2025.

 

Sipas projektbuxhetit që po diskutohet në komisionet parlamentare, investimet në këtë sektor në pjesën dërrmuese janë me financim të huaj, ku bëjnë pjesë kreditë me 25.5 mln euro dhe grantet me rreth 5 mln euro.

 

Ndërkohë që financimi i brendshëm është parashikuar në rreth 2.5 mln euro.

 

Për vitin e ardhshëm janë 3 projekte të rinj për të cilët parashikohet të nisë financimi.

 

Projekti i parë është përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipërinë Veriore pas tërmetit të vitit 2019 dhe instalimi i matësave inteligjentë, me nga 560 mln euro secili.

 

Projekti tjetër për të cilin parshikohet nisja e financimit është ndërtimi i centralit fotovoltaik në Belsh, që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 50 mWp.

 

Ndërkaq, ndërtimi i nënstacionit të Valiasit është projekti që do të marrë më shumë fonde vitin që vjen me rreth 5 mln euro.

 

Financim është parashikuar edhe disa nënstacione të tjerë, sikurse është nënstacioni nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës dhe rikonstruksioni i nënstacioneve 110 kV në rajonet Tiranë dhe Durrës.

 

Sa i takon investimeve në sistemin e transmetimit parashikohet vazhdimi i financimit për ndërtimin e linjës 400 kV Shqipëri – Maqedoni, Fier – Elbasan -Qafë Thanë me 1.5 mln euro dhe program i eficiencës së energjisë së sektorit të transmetimit me rreth 3 mln euro.

 

Paralelisht do të vazhdojë edhe financimi i rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimeve të eficiencës së energjisë, me rreth 2.8 mln euro. /Scan


Më të lexuarat