435 biznese më pak në Tiranë krahasuar me vitin e kaluar
Në Tiranë, u hapën 435 më pak biznese se vjet
Të dhënat e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, të përpunuara nga Scan Tv, tregojnë se në periudhën 9-mujore të këtij viti,
në kryeqytet janë hapur rreth 435 subjekte më pak, se e njëjta periudhë krahasuar me vitin e kaluar.
Referuar të dhënave, në periudhën 9-mujore të vitit 2023, gjithsej janë hapur 4473 subjekte në total, por nga janari deri në shtator të këtij viti, janë hapur 4038 biznese gjithsej.
Por cilat janë aktivitetet që hapen më së shumti?
Referuar të njëjtave të dhëna, kryesisht në 9 muajt e këtij viti janë hapur më shumë njësi shërbimi ku janë 1853 në total, më pas shitjet me pakicë 1029 në total, transport me 357 subjekte etj.
Por si paraqitet situata në subjektet e mbyllura në kryeqytet?
Edhe për subjektet e mbyllura, në periudhën 9 mujore të këtij viti, janë mbyllur 228 biznese më pak se periudha paralele e vitit të kaluar.
Vitin që lamë pas në periudhën 9 mujore janë mbyllur në Tiranë 1497 biznese, ndërsa në 9 muajt e këtij viti janë mbyllur 1269 subjekte në total.
Ndër aktivitetet të cilët janë prekur më shumë nga mbyllja e qepenave kryesojnë njësitë e shërbimit me 125 në total, shitjet me pakicë me 86 në total etj./Scantv