INSTAT: Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime
Net-qëndrimet e të huajve i janë rikthyer rritjes së muajin shtator, pas ngadalësimit të ndjeshëm të tyre në korrik e gusht, si reflektim i çmimeve të rritura të hoteleve.
Ndërsa shtetasit shqiptarë janë “tërhequr”, për të dytin muaj radhazi, duke udhëtuar shumë pak brenda vendit.
INSTAT, në publikimin e strukturave akomoduese bëri të ditur se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 34,1 %, në krahasim me Shtator 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,2%;
numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 51,6%.
Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 21,2%, në krahasim me Shtator 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
numri i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 3,1%;
numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 29,8%.
Në gusht, netqëndrimet e të huajve ishin rritur me rreth 17%, ndërsa ato të vendasve me vetëm 0.2%.
Në shtator turistët i drejtohen qendrës së vendit
Gjatë muajit Shtator 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 34,1%, krahasuar me Shtator 2023.
Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 79,2 %.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 55,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i vizitorëve jo-rezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,6%.
Në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (44,0%);
sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (65,9%);
sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,6%).
Net qëndrime
Gjatë muajit Shtator 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 21,2%, në krahasim me muajin Shtator 2023.
Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 46,8%.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 25,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 29,5%.
Zgjatet sezoni turistik
INSAT referon se në muajin Shtator 2024, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar:
sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (39,7%);
sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,8%);
sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,1%).
Të dhënat tregojnë një zgjatje të sezonit turistik përtej muajve të verës.
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve,janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,4%, kundrejt 32,4% që ishte në muajin Shtator 2023.
Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,3%, kundrejt 37,0% që ishte në muajin Shtator 2023.
/Monitor (https://monitor.al/shtohen-te-huajt-ne-shtator-shqiptaret-nuk-po-bejne-me-pushime/)