Secondary Adv

Negociatat e anëtarësimit, BE dakort për hapjen e një tjetër grup kapitujsh me Shqipërinë

Shqipëria përparon më tej në rrugën drejt anëtarësimit në BE. 

Ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm i kërkojnë Tiranës të bashkëndajë qëndrimin e saj për sa i përket grupkapitullit VI që ka të bëjë me 'Marrëdhëniet e jashtme"

 

Ambasadorët e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm i kërkojnë Tiranës të bashkëndajë qëndrimin e saj për sa i përket grupkapitullit VI që ka të bëjë me 'Marrëdhëniet e jashtme"

 

Në të njëjtën kohë, Këshilli i BE-së do të nisë të përgatisë qëndrimin e tij për të diskutuar për hapjen e bisedimeve për këtë kapitull në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare me Shqipërinë, që të hapet brenda këtij viti.

 

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social X të presidencës hungareze.

 

Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Momenti u quajt historik edhe nga përfaqësuesit e Brukselit. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, vend i cili ka presidencën e Këshillit të BE-së, por dhe komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheyi theksuan nevojën e përshpejtimit të procesit të zgjerimit për një BE të fortë.

 

Në konferencën e posacme për median, atë ditë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijarto paralajmëroi se mund të hapej ky grupkapitull. 

 

Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë e të duhur përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6 dhe ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë, deklaroi ai më 15 tetor. 

 

Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. /Shqiptarja

 


Më të lexuarat