Secondary Adv

Thellohet deficiti tregtar i Kosovës, 490 milionë euro në tetor

Kosova importon shumë më tepër mallra sesa eksporton.

 

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milionë euro, ndërsa importi 580,3 milionë euro, që është një rritje prej 8,6% për eksport, si dhe një rritje prej 10,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

 

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar me rritje prej 10,4% në muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, përkatësisht në vlerë prej 493,0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 446,5 milionë euro në vitin 2023.

 

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milionë euro, ndërsa importi 580,3 milionë euro, që është një rritje prej 8,6% për eksport, si dhe një rritje prej 10,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

 

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9% e përbëjnë produktet minerale; 10,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj.

 

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1% e përbëjnë produktet minerale; 13,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 12,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

 

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milionë euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj.

 

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milionë euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3%).

 

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milionë euro, ose 43,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,7%) dhe Kina (12,0%).

 

Sipas ASK-së eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milionë euro, ose rreth 32,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,5%), Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj.

 

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,9 milionë euro, ose 45,7% të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej 27,9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (20,8%),  Maqedonia e Veriut (12,3%), Serbia (6,8%), Mali i Zi (4,5%),

 

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,2 milionë euro, ose 22,0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,6%) dhe SHBA (3,2%)./ Monitor (https://monitor.al/thellohet-deficiti-tregtar-i-kosoves-490-milione-euro-ne-tetor/)


Më të lexuarat