Biden shpall marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut
Pas më shumë së dy muajsh luftime ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.
Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se Izraeli dhe milicia libaneze e mbështetur nga Irani, Hezbollah, kishin rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Në deklaratën e tij nga Shtëpia e Bardhë, ai fillimisht vuri në dukje se Izraeli dhe Libani kishin pranuar një armëpushim të përhershëm. Marrëveshja do të hyjë në fuqi në orën 04:00 të mëngjesit me orën lokale.
Biden tha se SHBA, dhe partnerët përfshirë Francën, do të sigurohen marrëveshja të zbatohet plotësisht.
“Më lejoni të jem i qartë, nëse Hezbollahu ose dikush tjetër thyen marrëveshjen dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Izraelin, atëherë Izraeli ruan të drejtën për vetëmbrojtje në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, u shpreh presidenti amerikan në largim nga Shtëpia e Bardhë.
Në 60 ditët e ardhshme, ushtria libaneze dhe forcat e sigurisë shtetërore do të marrin kontrollin e territorit të tyre dhe Izraeli gradualisht do të tërheqë forcat e tij të mbetura gjatë së njëjtës periudhë.
Ai theksoi se marrëveshja është në interesin më të mirë të Libanit dhe mbështet sovranitetin e tij, duke shtuar se populli i tij, ashtu si populli i Gazës, meriton t’i jepet fund dhunës dhe zhvendosjes.
“Njerëzit e Gazës kanë kaluar nëpër ferr, bota e tyre është shkatërruar plotësisht,” tha Biden, duke shtuar se mënyra e vetme e Hamasit për të dalë nga lufta me Izraelin është lirimi i pengjeve. /abcnews.al