Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha, Gjykata e Posaçme i heq masën e arrestit shtëpiak
Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për Sali Berishën.
Vendimi u mor nga Flojera Davidhi. Berisha ndodhej në 'arrest shtëpiak' prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'
Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Prej sot është i lirë. Mos u mërzisni që Sali Berisha u lirua' u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj
Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, GJKKO ka në dorë dosjen me 5 të pandehur dhe do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim apo jo.
Sali Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi.
Sakaq, më 16 dhjetor në GJKKO do të jetë seanca paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të pandehurit e tjerë të dosjes 'Partizani'.
Avokati Genc Gjokutaj bajti një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha. Gjokutaj tha se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç'të dojë me apeliimin, pasi i ka hipur një kali së prapthi thotë ai.
'Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.
Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.' /Shqiptarja