Secondary Adv

Vija bregdetare e Durrësit do të zgjerohet, investim 583 mln lekë për rehabilitimin e plazhit

Bregdeti i Durrësit në Jug të Portit e deri tek fundi i shëtitores së re ka një breg ranor që nuk është në madhësi të konsiderueshme, që të shërbejë për rritjen dhe zhvillimin e turizmit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërhyrje në rigjenerimin urban, mbrojtjen detare në zonën bregdetare, me objekt riprofilimi dhe mbushja me rërë e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri te godina e Kavalishencës, Durrës. Vlera e përllogaritur e këtij projekti është 583 milionë e 323 mijë lekë.

 

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, zona e zhvillimit të projektit është ndarë në 3 pjesë. Në zonën e Portit të Durrësit po zhvillohet një investim i njohur si Durrës Yaht Marina, që synon krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimi zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 m.

 

Ndërsa në pjesën tjetër të bregut nga Hawai Beach Bar e deri te fundi i shëtitores pranë pistës së vogël Iliria kemi një gjerësi të bregut të detit nga 15‐20 m në fillim e deri në 40‐50 m pranë pistës Iliria.

 

Kjo zonë e plazhit pranë shëtitores nuk mund të luajë plotësisht rolin e mbështetjes së turizmit turistik andaj ka nevojë për një riprofilim dhe mbushje me rërë të vijës bregdetare, thuhet në dokument.

 

Me qëllim përmirësimin e situatës, duke i dhënë kësaj zone një pamje të re, moderne dhe tërheqëse nga pikëpamja turistike, është parashikuar që kjo vijë bregdetare të zgjerohet me një gjerësi mesatare prej rreth 100 m duke u nisur nga kufiri i shëtitores së re. Ky zgjerim do të rikonfigurojë dhe vijën bregdetare duke e uniformizuar atë.

 

Sipas dokumentit të publikuar, objektiv është rehabilitimimi i plotë të një brezi me shtrirje rreth 3168 metër përgjatë zonës, që do të arrihet nëpërmjet punimeve në det për rindërtimin e morfologjisë së plazhit, që do të kryhen nëpërmjet një rimbushjeje artificiale të plazhit dhe krijimin e një strukture për të ndarë zonën e zhvillimit të projektit Durrës Yaht Marina dhe zonën e plazhit publik nga Ura e Dajlanit e deri tek Godina e Kavalishencës. /Scan


Më të lexuarat