![Fasoni, rënie dhe falimente në 6-mujorin e parë, rikuperim në të dytin Fasoni, rënie dhe falimente në 6-mujorin e parë, rikuperim në të dytin](images/news/Fasoni, rënie dhe falimente në 6-mujorin e parë, rikuperim në të dytin.jpg)
Europa pret ndikimin e tarifave të Trump me fuqi të reja tregtare
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dha një sinjal të qartë, se ai do të përdorë tregtinë amerikane si një mjet për të ushtruar ndikimin e politikës së jashtme.
Kërcënimi i tij për të goditur Kanadanë, Kinën dhe Meksikën me tarifa për shkak të fluksit të drogave të paligjshme dhe emigrantëve në SHBA, uli aksionet europiane, veçanërisht aksionet e kompanive si Stellantis NV dhe Volksëagen AG, automjetet e të cilave do të ishin të cenueshme në një luftë tregtare me Uashingtonin.
Paralajmërimi i Trump shërbeu si një plan për Bashkimin Europian, se si mund t’i qaset ‘ankesave’ të tij të shumta me bllokun: të vendosë – ose të kërcënojë se do të vendosë – tarifa duke përdorur justifikime, që shkelin normat për çështjet e politikës, që nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me mbrojtjen e industritë vendase. Kur bëhet fjalë për tregtinë, Trump ka argumentuar se BE e trajton SHBA-në më keq sesa Kina.
Euro fillimisht u rrit më lart kundrejt dollarit amerikan të martën, pas komenteve të Trump në mediat sociale, duke u rritur nga niveli i ulët dy-vjeçar mes lehtësimit, që ai nuk përmendi tarifat tregtare europiane. Por fitimi u fshi shpejt. Aksionet europiane ranë, ndërkohë që obligacionet e rajonit ranë më shumë se homologët globalë.
Europa u kap kryesisht në befasi në vitin 2017 kur Trump, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare në mandatin e tij të mëparshëm si president, vendosi tarifa për çelikun dhe aluminin nga Europa. Blloku 27-vendesh duhej të luftonte për të mbrojtur kompanitë e tij dhe për të vendosur masa hakmarrëse.
Që atëherë, BE-ja ka rikrijuar doktrinën e saj tregtare, duke e bërë atë më të sigurt dhe duke zgjeruar mjetet ekonomike për të kundërshtuar praktikat shtrënguese.
Komisioni Europian me bazë në Bruksel, krahu ekzekutiv i BE-së, miratoi një strategji të re të sigurisë ekonomike në fillim të këtij viti, që synon të përdorë tregun e tij masiv të vetëm për të kundërshtuar masat shtrënguese nga kundërshtarët gjeopolitikë si Pekini dhe Moska, si dhe nga aleatët si Uashingtoni.
Qasja e përforcuar u përpoq të identifikonte rreziqet “që dalin si rezultat i rritjes së tensioneve gjeopolitike, fragmentimit gjeo-ekonomik dhe ndryshimeve të thella teknologjike” dhe të krijonte mjete për bllokun dhe shtetet anëtare për të adresuar këto rreziqe.
Shtetet anëtare të BE-së ranë dakord për një grup të ri mjetesh tregtare, që do ta lejojnë BE-në të sulmojë vendet e treta, që përdorin kufizime ekonomike për ndëshkim politik. Instrumenti i ri anti-shtrëngues i BE-së forcon mbrojtjen tregtare dhe i mundëson komisionit të vendosë tarifa ose masa të tjera ndëshkuese në përgjigje të kufizimeve të tilla të motivuara politikisht.
BE miratoi gjithashtu një të ashtuquajtur rregullore për subvencionet e huaja, e cila i lejon komisionit të parandalojë kompanitë e huaja, që marrin ndihma të padrejta shtetërore nga pjesëmarrja në tenderët publikë ose marrëveshjet e bashkimit dhe blerjes në bllok, ndër masat e tjera.
Kërcënimi i një lufte të re tregtare ka nervozuar tregjet, me frikën se BE-ja po shkon drejt një periudhe paqëndrueshmërie dhe pasigurie.
Tregjet e kapitalit dhe të monedhës europiane kanë qenë nën presion, që nga zgjedhjet në SHBA, me investitorët që kanë frikë se rajoni do të jetë veçanërisht i prekshëm ndaj agjendës së politikave të Trump.
Shumë strategë parashikojnë, që euro të pësojë rënie dhe të shkojë drejt barazisë kundrejt dollarit dhe që aksionet europiane të zgjerojnë performancën e tyre të dobët kundrejt homologëve amerikanë.
Trump ka ankesa të shumta kundër BE-së dhe ka kritikuar Europën se nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen dhe për deficitin tregtar SHBA-BE. Ai dikur iu referua Brukselit, selia e institucioneve të BE-së, si ‘një ferr’, dhe së fundmi ai tha se dikur i kishte thënë një anëtari të NATO-s se do ta linte Rusinë t’i bënte asaj “çfarë të dojë” nëse nuk do arrinte objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes.
Europa ka më shumë mjete në dispozicion për të reaguar ndaj një lufte tregtare me SHBA-në, por mbetet një pyetje e hapur nëse 27 vendet anëtare mund të qëndrojnë të bashkuar./ Monitor (https://monitor.al/europa-pret-ndikimin-e-tarifave-te-trump-me-fuqi-te-reja-tregtare/)
Më të lexuarat
![Fasoni, rënie dhe falimente në 6-mujorin e parë, rikuperim në të dytin Fasoni, rënie dhe falimente në 6-mujorin e parë, rikuperim në të dytin](images/news/Fasoni, rënie dhe falimente në 6-mujorin e parë, rikuperim në të dytin.jpg)
![Dollari arrin kulmin dy viteve, të dhënat e punësimit frenojnë pritshmëritë për uljen e normës Dollari arrin kulmin dy viteve, të dhënat e punësimit frenojnë pritshmëritë për uljen e normës](images/news/Dollari arrin kulmin dy vitevee.jpg)
![Në Kosovë, çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën për 1.6 për qind Në Kosovë, çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën për 1.6 për qind](images/news/Cmimet e konsumit rriten ne kosove per 2024.jpg)
![Turizmi, mbyllet 15.2 për qind vizitorë më shumë në 2024 por rritja u zbeh në dhjetor Turizmi, mbyllet 15.2 për qind vizitorë më shumë në 2024 por rritja u zbeh në dhjetor](images/news/Turizmi, mbyllet 15.2 per qind vizitorë më shumë në 2024.jpg)
![Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G, synohet nxitja e investimeve Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G, synohet nxitja e investimeve](images/news/Pritet ulje e kostove për rrjetin 5G.jpg)
![Raporti Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira në rajon për arsimin privat Raporti Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira në rajon për arsimin privat](images/news/Arsimi privat ne shqiperi me i liri ne rajon.jpg)
![Frenohet mikrofinanca, ngec kreditimi nga institucionet financiare jobanka Frenohet mikrofinanca, ngec kreditimi nga institucionet financiare jobanka](images/news/Frenohet mikrofinanca ngec kreditimi nga institucionet financiare jobanka.jpg)
![Studentët serbë protestojnë sërish në rrugët e Beogradit Studentët serbë protestojnë sërish në rrugët e Beogradit](images/news/Studentët serbë protestojnë sërish në rrugët e Beogradit.jpg)
![Pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla nga moti i keq, ja lista Pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla nga moti i keq, ja lista](images/news/Pezullohet mesimi nga moti keq.jpg)
![Elbasan-Qafë Thanë avancon faza e dytë e punimeve, gati në 2027 Elbasan-Qafë Thanë avancon faza e dytë e punimeve, gati në 2027](images/news/Elbasan Qafë Thanë avancon faza e dytë e punimeve, gati në 2027.jpg)