Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në aeroportin e Vlorës, pritet të jetë gati në prill 2025
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku inspektuan punimet në Aeroportin e Vlorës, duke shprehur kënaqësinë për progresin e arritur deri tani.
Sipas punëtorëve të firmës kontraktuese, ecuria e punimeve po ecën me ritme të shpejta dhe pozitive, teksa pjesa më e madhe e strukturave të Aeroportit janë ngritur tashmë.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se, përveç punimeve infrastrukturale, Aviacioni Civil do të hapë struktura akademike për të trajnuar profesionistët e rinj që do të rekrutohen për të punuar në aeroport, si dhe do të përfshihen në kurrikulat e mësimdhënies universitare në vitet në vijim.
“Tashmë ka filluar puna me 3 turne. Deri nga Prilli do bëhet i mundur publikimi i Aeroportiti, dhe Aeroporti do bëhet i njohur nga të gjithë kompanintë ajrore. Nga ana tjetër një pikë e rëndësishme e këtij procesi është rekrutimi, që do bëhet për të gjithë njësitë e Aeroportit.” Shprehet Ministrja Balluku."
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama theksoi se ritmi i punimeve nuk duhet të ndalet dhe se është e domosdoshme që të punohet pa ndërprerje, ditë e natë, për të përfunduar projektin sa më shpejt.
“Duhet punuar natë e ditë që sezoni të përfshihet në aktivitetin e Aeroportit, dhe pastaj pritet që gjëra pozitive të pasohen nga ky Aeroport, por është shumë e rëndësishme që punimet most ë ndalen ditë-natë,” shpreht Kryeministri Rama.
Gjatë postimit në rrjete sociale, Kryeministri Rama shtoi se faza e publikimit të Aeroportit, sipas standardeve ndërkombëtare, do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Ky proces do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e operatorit të njohur ndërkombëtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut.
Për më tepër, Rama njoftoi se shumë agjenci turistike, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare, kanë filluar të prenotojnë fluturimet për në Vlorë, ku shumë shpejt do të ndizet një tjetër motor i ri për ekonominë e vendit./Scantv