Secondary Adv

Shpërblimi i pensionistëve, vendimi botohet në Fletoren Zyrtare

Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit.

Sipas këtij vendimi, shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2024 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2024, ato paguhen deri në datën 30 qershor 2025.  Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30 qershor 2025.

Zbatimi i këtij vendimi do të kërkojë 10 miliardë lekë, ku 9 miliardë e 805 milionë do të jetë shpërblimi dhe 68 milionë e 637 mijë lekë do të jenë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit. Rreth 3.6 miliardë lekë do të përballohen prej fondit të kontigjencës për bonusin e pensionistëve, 2.4 miliardë të tjera do të merren gjithashtu nga arka e Sigurimeve Shoqërore, nga fondi për indeksimin e pensioneve dhe 3.7 miliardë lekë do të derdhë vetë qeveria nga buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore për vitin 2024.

Rikujtojmë se këtë vit, bonusi do të jetë më i madhi ndonjëherë për 724 mijë e 933 pensionistë, nga të cilët 511 mijë e 173 pensionistë me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 150 euro ose 15 000 lekë, 213 mijë 760 pensionistë që janë me pesnione me mbi 20 mijë lekë përfitojnë 100 euro ose 10 000 lek.

 

Gjithashtu, 65 763 pensionistë invalidë, 44 561 mijë pensione familjare, gra e burra të ve, fëmijë jetim, do të kenë bonus të plotë 15 000 lekë. Tërheqja e parave do të mund të bëhet pranë çdo pikë postare ose në bankat e nivelit të dytë./Scantv


Më të lexuarat