Secondary Adv

Kurti: Është arritur 10 mld, 2024-ta do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës

Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është arritur 10 miliardëshi.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën vjetore ku u shpalosen mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit, krahasuar me vitin 2021, ekonomia vendëse është rritur për rreth 30 për qind.

Në konferencën vjetore, ku u shpalos mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025, Kurti foli për arritjet gjatë qeverisjes së tij.

“Trendet e viteve të fundit të rritjes ekonomike na dëshmojnë se nga përpjekjet tona të përbashkëta vendi ynë ka treguar një rritje mesatare prej 6.6 për qind të BPV në këto katër vite.

 

Kemi dyfishim të eksporteve, përmirësim të ndjeshëm të raporteve eksport-import prej 1 me 9 në rreth 1 me 6. Kemi edhe dyfishim të investimeve të huaja, me ç’rast mesatarja e investimeve të huaja është 664 milionë euro, ose dy herë më e lartë se mesatarja vjetore e periudhës 207-202”.

Kurti tha se ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës si vit në të cilën është arritur 10 miliardshi.

“Në përgjithësi ekonomia e Kosovës është rritur dhe ky vit do të hyjë në historinë ekonomike të Kosovës si vit në të cilën është arritur 10 miliardshi. Sivjet krahasuar me vitin 2021, kemi një rritje të ekonomisë së vendit tonë për rreth 30 për qind.

 

Ne jemi përpjekur që këtë rritje ta ndajmë me kategoritë që më së shumti kanë nevojë si: fëmijët, nënat, pensionistët, studentët por gjithashtu edhe me bizneset. Në vitin 2020, faturat e papaguara i kemi gjetur për mallra dhe shërbime nga operatorët ekonomikë kanë pasur vlerën e 141 milionë euro”.

Kurti duke folur për rritjen ekonomike, tha se Kosova ka treguar një rritje mesatare prej 6.6.% përgjatë katër viteve.

Sipas tij, këtë rritje ekonomike e kanë ndarë me fëmijët, nënat, pensionistët, studentët dhe bizneset.

“Trendet e viteve të fundit të rritjes ekonomike na dëshmojnë se nga përpjekjet tona të përbashkëta vendi ynë ka treguar një rritje mesatare prej 6.6 për qind të Bruto Produktin Vendor në këto katër vite.

 

Kemi dyfishim të eksporteve, përmirësim të ndjeshëm të raporteve eksport-import prej 1 me 9 para 4 viteve në rreth 1 me 6 tani. Kemi edhe dyfishim të investimeve të huaja, me ç’rast mesatarja e investimeve të huaja gjatë qeverisjes sonë 2021-2023 është 664.3 milionë euro, ose dy herë më e lartë se mesatarja vjetore e periudhës 2007-2020”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u shpreh se Kosova me treguesit ekonomik në rritje është më mira në rajon.

Si sukses për vitin 2024, ajo e ndau edhe marrëveshjen me CEFTA-në dhe përfaqësimin e Kosovës pa UNMIK-un.

“Kosova është veçse me treguesit ekonomik në rritje më e mira në rajon me shumë tregues që i përmendi kryeministri kemi edh enjë obligim të madh para nesh që janë integrimet evropiane që janë përmes masave që duhet t’i zbatojmë përmes planit të rritjes përmes BE ku Kosova së bashku me sektorin privat pritet të kontribuoj në industrinë e gjelbër, industrinë qarkore.

 

Prandaj pres nga ju që të keni sa më shumë vëmendje të krijimit i simbiozave si biznese që krijoni sa më shumë ekosisteme që çka është mbetje për një sektor të jetë lëndë e parë në sektorin industrial. Për të lehtësuar eksportet unë sot iu njoftoj se në vendimet e fundit të qeverisë sonë ne morën vendimin për marrjen e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes EFTA”, deklaroi ministrja, Hajdari.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm në KIESA, Zef Dedaj thotë se përgjatë vitit 2024 si KIESA kanë mbështetur rreth 500 biznese në vlerë prej 7.3 milionë euro.

“Këtë vit derisa buxheti i KIESA-së ishte 13.9 milionë, thuasje 14 milionë e kemi menaxhuar dhe ekzekutuar si në vijim: filluam me mbështetjen e 167 bizneseve prodhuese dhe përpunuese në kuadër të politikës sektoriale dhe mbështetëm 167 biznese në vlerë prej 4 milionë e 455 mijë euro.

 

Pastaj vazhduam edhe me 23 biznese të tjera duke i mbështetur përmes grant skemës për certifikim duke iu mundësuar që t’i certifikojmë me markën CE që target kryesor ka rritjen e eksportit edhe këtë në vlerë prej 500 mijë euro.

Pastaj, vazhduam me 62 biznese, ndërmarrje të vogla dhe të mesme në fushën e digjitalizimit dhe 7 në fushën e artizanaleve edhe këto në vlerë prej 500 mijë euro.

 

Shumë e rëndësishme të theksohet për herë të parë zbatuam grant-skemën për inovacion…përfituan 34 ndërmarrje të vogla dhe të mesme prodhues dhe ndërtues dhe të sektorit të teknologjisë informative.. Gjithsej afër 500 biznese të mbështetura vetëm nga KIESA nga këto 308 me grante direkte financiare dhe rreth 150 me panaire”./ Monitor (https://monitor.al/eshte-arritur-10-miliardeshi-kurti-thote-2024-ta-do-te-hyje-ne-historine-ekonomike-te-kosoves/)


Më të lexuarat