Secondary Adv

Lëvizja e makinave me grafik, Balluku: Nuk ka ligj që detyron drejtuesit

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar sot lidhur me një pikë të planit kombëtar të klimës që parashikon lëvizjen e mjeteve me grafik.

Ajo tha se nuk ka ligj që do të detyrojnë drejtuesit, por është është plan kombëtar për klimën dhe energjinë.

 

Balluku shtoi se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende europiane. “Athina prej 35 vitesh ka qarkullim të makinave sipas numrave të targave duke e ulur lëvizjen e automjeteve me 50%, një ditë ata me targa çift, një ditë ata me targa tek”.

 

Plani kombëtar për klimën dhe energjinë parashikon ndër të tjera zbatimin e disa masave për reduktimin e përdorimit të burimeve të energjisë, si më poshtë:

 

Funksionimi efikas: brenda vitit 2025

– Studimi për eliminimin e mbivendosjeve të linjave në itineraret e tyre

 

– Përdorimi i teknologjive të reja si “Sistemet e Transportit Inteligjent” dhe “Logjistika Inteligjente” për të ndihmuar në menaxhimin efikas të sistemeve të transportit

 

Promovimi dhe rritja e ndërgjegjësimit: brenda vitit 2025

– Promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve

 

– Fushatat e ndërgjegjësimit publik

 

Tarifa: brenda vitit 2025

– Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së makinës)

 

– Përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave

 

Infrastruktura: brenda vitit 2026

– Përdorimi i automjeteve me efiçencë energjie

 

– Përmirësimi i cilësisë së rrugëve

 

Planifikimi urban: brenda vitit 2026

– Reduktimi i nevojave për lëvizshmërinë dhe distancave me anë të planifikimit të integruar.

 

/Monitor (https://monitor.al/balluku-per-makinat-me-grafik-nuk-ka-ligj-qe-detyron-drejtuesit-eshte-plani-per-klimen/)


Më të lexuarat