Secondary Adv

Fluturime direkte Shqipëri-Izrael, Rama: Forcojnë marrëdhëniet mes vendeve

Duke filluar nga 31 marsi i këtij viti do të nisin fluturimet direkte Izrael - Shqipëri.

Kompania izraelite Sundor, degë e EL AL Israel Airlines, ka njoftuar se duke filluar nga 31 marsi i këtij viti do të nisë fluturimet me Shqipërinë.

 

Njoftimi është shpërndarë nga Kryeministri Rama i cili shkruan se ky është një lajm fantastik për vendin tonë.

 

Një linjë fluturime e rregullt që lidh Shqipërinë me Izraelin. Ka qenë vetë kompania izraelite Sundor, degë e EL AL Israel Airlines, e cila ka njoftuar se duke filluar nga 31 marsi i këtij viti do të nisë fluturimet me Shqipërinë. 

 

Kompania fton të gjithë që të rezervojnë një fluturim dhe të përjtojnë eksperiencën që e gjuan magjike vetëm 2 orë e gjysmë lart. 

 

Njoftimi është shpërndarë nga Kryeministri Rama i cili shkruan se ky është një lajm fantastik për vendin tonë. Ai ka ravijëzuar se një e ardhme e përbashkët bashkëpunimi dhe respekti reciprok mund të çojë në mundësi të jashtëzakonshme për të dy vendet.

 

Rama ka vijuar duke thënë se fluturimet direkte jo vetëm që e bëjnë udhëtimin më të përshtatshëm, por gjithashtu hapin dyert për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi, ndërsa ka vlerësuar edhe presidentin izraelit Herzog, i cili solli një grup sipërmarrësish izraelitë në Shqipëri dhe ka inkurajuar bashkëpunim dhe mundësi të reja. /Shqiptarja


Më të lexuarat