![Yield-i bonove 12-mujore rritet lehtë për të dytin ankand radhazi Yield-i bonove 12-mujore rritet lehtë për të dytin ankand radhazi](images/news/Yield i bonove 12 mujore rritet lehtë për të dytin ankand radhazi.jpg)
Tregu i punës në tranzicion, rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar, numri personave që përfituan pagesë papunësie shënoi rritje.
Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar, numri personave që përfituan pagesë papunësie shënoi rritje.
Sipas të dhënave administrative mbi punësimin (të punësuar të deklaruar me pagë në tatime) në tremujorin e tretë të vitit 2024 numri i përfituesve të pagesës së papunësisë arriti në 3576 presona. Ky ishte niveli më i lartë pas krizës pandemike 2020-2021.
Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit, të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të personave që humbasin vendin e punës. Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesin financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit etj.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave që kanë humbur punën u rrit ne vitin e kaluar, ndërkohë që INSTAT nuk ka publikuar treguesit zyrtar të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024 për shkak të ndërlidhjes së kampionit të Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e Censit 2023.
Tregues të tjerë zyrtare si (PBB) tregojnë se sektori i industrisë është në vështirësi dhe dy vitet e fundit po përballet me falimente të bizneseve të vogla dhe të mesme si rrjedhojë e humbjeve që ka krijuar kursi i këmbimit në të ardhurat e tyre.
Burimet nga Shoqata Pro-eksport pohojnë se së paku 10 mijë punonjës të fabrikave të prodhimit të tekstilit dhe këpucëve kanë humbur punën gjatë vitit të kaluar. Shumë prej tyre janë integruar në sektorë të tjerë, ose janë përfshirë në programet e mbështetjes sociale (pagesa e papunësisë).
Të ardhura nga papunësia i përfitojnë personat, të cilët kanë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore. Për përfituar pagesën ato duhet të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit.
Çdo përfitues paguhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore derdhur nga punëdhënësi. Për 3 muaj përfitim duhen të paktën 12 muaj kontribute të sigurimeve shoqërore. Për 9 muaj përfitim duhen së paku 5 vjet kontribute të sigurimeve shoqërore. Ndërsa për 12 muaj përfitim duhen mbi 10 vjet gjithsej kontribute të sigurimeve shoqërore.
Zakonisht pagesa mujore e papunësisë aplikohet sa 50% e pagës minimale zyrtare, që aktualisht është 20 mijë lekë.
Institucionet financiare ndërkombëtare kanë rekomanduar një mbështetje me të fortë financiare për punonjësit që humbasin punën.
Tregu i punës po kalon në një tranzicion të fortë me rritje të kërkesës në disa sektorë, sidomos ata që lidhen me turizmin dhe ndërtimin dhe nga ana tjetër ka një rritje të papunësisë në sektorët e industrisë./ Monitor (https://monitor.al/rritet-numri-i-personave-qe-perfitojne-pagese-papunesie-me-2024/)
Më të lexuarat
![Yield-i bonove 12-mujore rritet lehtë për të dytin ankand radhazi Yield-i bonove 12-mujore rritet lehtë për të dytin ankand radhazi](images/news/Yield i bonove 12 mujore rritet lehtë për të dytin ankand radhazi.jpg)
![Ekonomia e Gjermanisë tkurret për të dytin vit radhazi ndërsa zgjedhjet afrohen Ekonomia e Gjermanisë tkurret për të dytin vit radhazi ndërsa zgjedhjet afrohen](images/news/Ekonomia e Gjermanisë tkurret për të dytin vit radhazi.jpg)
![Ujësjellësit, 3.1 milionë euro kontrata për rrjete e depo të ujësjellësve Ujësjellësit, 3.1 milionë euro kontrata për rrjete e depo të ujësjellësve](images/news/Ujësjellësit, 3.1 milionë euro kontrata për rrjete e depo të ujësjellësve.jpg)
![Rritja e akcizës, ja cfarë do të ndodhë me karburantin, alkoolin e duhanin Rritja e akcizës, ja cfarë do të ndodhë me karburantin, alkoolin e duhanin](images/news/Rritja e akcizës, ja cfarë do të ndodhë me karburantin, alkoolin e duhanin.jpg)
![Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30 për qind vitin e kaluar Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30 për qind vitin e kaluar](images/news/Transfertat kombtare në euro u rritën me 30 vitin e kaluar.jpg)
![Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë](images/news/Shqipëria dhe Italia, me lidhje nënujore energjetike.jpg)
![Paketa e Maleve: Cilat toka nuk mund te merren per 1 euro, kushtet qe duhen plotesuar Paketa e Maleve: Cilat toka nuk mund te merren per 1 euro, kushtet qe duhen plotesuar](images/news/Paketa e Maleve Cilat toka nuk mund te merren per 1 euro.jpg)
![Rritja e çmimit të energjisë në BE rrezikon të shkaktojë stagflacion Rritja e çmimit të energjisë në BE rrezikon të shkaktojë stagflacion](images/news/rritja e cmimit te energjis ne BEe.jpg)
![BERZH rendit 12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme deri më 2030 BERZH rendit 12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme deri më 2030](images/news/BERZH rendit 12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme.jpg)
![Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi](images/news/Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere.jpg)