Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët, 5 deri në 10 mijë lekë
Qeveria miraton bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët.
“Miratuam sot bonusin e pranverës. Bonusi i ri do të shpërndahet në këtë masë, pra 10 mijë lekë për pensionistët me pension bazë më pak se 20 mijë lekë në muaj, bonusin prej 5 mijë lekësh e përfitojnë ata me pension pleqërie më të lartë. Rikonfirmimin i angazhimit që hapësirat e krijuara nga rritja ekonomike të konkludojë në përfitime për qytetarët.”
Por një tjetër vendim i rëndësishëm i cili u miratua është dhe paketa e maleve, një projektligj i cili ofron lehtësi fiskale, me në fokus zhillimin e ekonomisë malore.
“Miratuam sot edhe projektligjin “Paketa e maleve” që është një nismë për ekonominë e maleve, projektligj i cili nxit dhe sjell një qasje alternative për të ofruar lehtësi dhe ndihmuar që ekonomia malore e cila në vitet e fundit ka ngelur pas asaj të zonave urbane dhe bregdetare, ta nxisim e shohim me përparësi”
“Malet janë burim i nënpërdorur për zhvillimin e vendit. Paketa e Malave vlen për zhvillimin turistik në zona malore. Personat që investojnë në këto zona thjeshtojnë procedurat për të marrë leje për këtë lloj investimesh. Sipërmarrësit që do të kontribuojnë në biznese do të ketë prioritete.”
Një tjetër vendim i rëndësishëm i Këshillit të ministrave, është dhe përcaktimi i rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit. /Scan