Secondary Adv

Ulet kurba e inflacionit, treguesi zbret në 2.1 për qind më 2024

Kurba e inflacionit erdhi në ulje gjatë vitit 2023.

INSTAT raportoi sot se rritja e përgjithshme e çmimeve ishte mesatarisht 2.2% gjatë vitit 2024 nga 4.8% që ishte më 2023 dhe 6.7% në vitin 2022, në kohën e krizës së çmimeve që krijoi lufta në Ukrainë.

 

Në muajin dhjetor, inflacioni qëndroi në nivelin 2.1% me një ndryshim të lehtë nga muaji nëntor 2%. Konsumi i festave duket se nuk ka pasur ndikimin historik. Pavarësisht stabilitetit, çmimet e ushqimeve kanë vijuar të rritem me ritme më të larta se inflacioni mesatar edhe gjatë 2024.

 

Rritja vjetore e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,03 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,32 pikë përqindje.

 

Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,18 pikë përqindje.

 

Krahasuar me muajin dhjetor 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 5,6%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” me 3,8% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,2%, “Shëndeti” me 1,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,8%.

 

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,8%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 4,7%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 4,3%, “peshk” dhe “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5% secili, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,6%, etj.

 

Krahasuar me muajin nëntor 2024, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënuan rritje me 1,1%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,0%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9%, “Transporti” me 0,6%, “Komunikimi” me 0,4%, “Veshje dhe këpucë” me 0,3%, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,1%.

 

/Monitor (https://monitor.al/ulet-kurba-e-inflacionit-treguesi-zbret-ne-2-1-me-2024/)


Më të lexuarat