Secondary Adv

Biblioteka e Re Kombëtare me 0 kosto nga buxheti, afat deri në 10 shkurt për projekt-idenë

10 shkurti është afati që kandidatët duhet të paraqesin projekt-idenë paraprake arkitekturore për Bibliotekën Kombëtare.

Thirrja për projektin e bibliotekës Kombëtare është hapur, ndërsa projekti do të zhvillohet pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, krah ndërtesës së Qëndrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve. Ky projekt do të ketë 0 kosto nga buxheti i shtetit.

 

10 shkurti është afati që kandidatët duhet të paraqesin projekt-idenë paraprake arkitekturore të projektit. Ndërkohë, kandidatët të cilët plotësojnë kriteret për kulaifikim, si dhe marrin përsipër kriteret do të kualifikohen vetëm pesë kandidatë në fazën e parë. Më pas do të ftohen për në fazën e dytë të konkurrimit nëpërmjet dërgimit të Ftesës për Propozim.

 

Faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatit fitues për kontratën konsiston në paraqitjen e një propozimi që përmban dy pjesë, projekt idenë arkitekturore dhe ofertën financiare. Ofertat financiare të paraqitura nga kandidatët në këtë fazë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 40% (dyzet përqind) e sipërfaqes totale të zhvillimit në pronës për sipërmarrje në pronësi të Korporatës.

 

Ndërkohë, projekti i godinës së Bibliotekës Kombëtare, do ta kthejë zonën në një qendër multifunksionale për të rritur efikasitetin funksional dhe për të kontribuar në vlerë të shtuar në jetën sociale dhe në ekonominë të qytetit të Tiranës. Përmes këtij projekti do të zhvillohet një bibliotekë bashkëkohore, e cila do të jetë në standardet europiane, e cila do të mbështesë zhvillimin intelektual të komunitetit.

 

Ky projekt realizohet përmes një modeli inovativ partneriteti publik-privat, ku Koroporata e Investimeve Shqiptare do të luajë rolin e ndërmjetësuesit midis institucioneve publike dhe private, si dhe të zhvilluesit. Institucioni publik përfiton një bibliotekë të re, ndërsa partnerët privatë sjellin burimet financiare, njerëzore dhe teknike për realizimin e projektet. Kjo do të bëjë të mundur ndërtimin e bibliotekës pa asnjë kosto financiare shtesë. /Scan


Më të lexuarat