Secondary Adv

Homazhet për Kryepeshkopin, policia publikon planin e masave dhe rrugët që do bllokohen

Në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ do të mbahen dy ditë homazhe për Kryepeshkopin Anastas Janullatus, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës. 

Policia e Shtetit njofton se ka hartuar një plan masash që do të sigurojnë mbarëvajtjen e homazheve dhe në disa akse rrugore si më poshtë do të ketë devijim të qarkullimit.

 

Nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore: 

 

- segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në Rrugën e Barrikadave, bulevardi “Zogu i Parë”, rruga “Mine Peza” dhe në Rrugën e Kavajës;

 

- ⁠Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

 

- ⁠Bllokim të pjesshëm do të këtë dhe në rrugën “Ded Gjo Luli”. Devijimi për këtë rrugë të bllokuar do të bëhet nga Rruga e Selvisë. 

 

Gjithashtu, dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

 

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, për respektimin dhe zbatimin e masave kufizuese. Shërbimet e Policisë do të jenë të planëzuar me shërbim në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së tyre dhe shmangien e trafikut./Shqiptarja.com


Më të lexuarat