Qeveria miraton vendimin, TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri
TikTok do të mbyllet në të gjithë territorin shqiptar për 12 muaj.
Ky është vendimi i marrë nga qeveria, i cili u prezantua nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiliu. Brenda 1 jave ose pak më shumë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike do të mbyllë platformën TikTok për të gjithë përdoruesit shqiptar.
“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike.
Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave.
Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme.
Është mbyllje e përkohshme e aksesit në Tik Tok, i kemi dhënë vetes deri në 12 muaj kohë, që të marrim të gjitha masat e nevojshme. Do të jetë Agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike, brenda disa ditëve do të mundet të realizojë këtë ndërprerje të përkoshme të aksesit në Tik Tok”, tha Manastirliu.
Ministrja tha se qëllimi final nuk është mbyllja e TikTok, por vendosja e filtrave dhe për këtë kanë nisur komunikimet me përfaqësuesit e platformës kineze.
Vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. /Shqiptarja