Secondary Adv

Rrugët me pagesë, ARRSH 1.2 mln euro për platformën e re, përfshihen Llogoraja dhe Kashar-Lekaj

ARRSH parashikon të krijojë një platformë të re të integruar për lidhjen e stacioneve të tarifimit, duke përfshirë rrugët që janë nën konceisonarët aktualë por edhe projekte të ardhshme.


Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ndërtojë një platformë të re të integruar që lidhet me stacionet e tarifimit të rrugëve në vend e cila do të ketë të përfshira rrugët që janë nën konceisonarët aktualë por edhe projekte të ardhshme.

 

Në një procedurës prokurimi të çelur këtë të mërkurë me një fond limit 120 milionë lekë apo rreth 1.2 milionë euro shpjegohet se cili është thelbi i objektit të kontratë “Platformë e integruar për Menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL)”.

 

Sipas ARRSH sistemet elektronike të mbledhjes së tarifave janë krijuar për të ndihmuar në menaxhimin e operacioneve të tarifave nëpërmjet teknologjisë që ndihmon në thjeshtimin e lëvizjes së trafikut dhe përmes mbledhjes së të dhënave që mund të përdoren për të bërë ndryshime operacionale.

 

Platforma Smart Tolling Software (STSP) duhet të jetë në gjendje të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura.

 

“Aftësitë e të dhënave të STSP dhe raportit duhet të lejojnë menaxhim më të mirë të operacioneve të tarifave, duke siguruar të ardhura maksimale. Duhet të zhvillohet një softuer për të automatizuar mbledhjen e tarifave dhe shkëmbimin e informacionit në autostradat ekzistuese dhe të reja.

 

Sistemi duhet të shërbejë për të ofruar shkëmbim të dhënash mbi tarifat ekzistuese nga koncesionarët ekzistues dhe të ardhshëm tek ARRSH dhe EKORR” thuhet në dokumentet e procedurës.

 

I njëjti specifikon se EKORR – PLATFORMA SOFTWARE SMART TOLLING Sistemi duhet të përfshijë palët e mëposhtme të interesit: EKOR, ARRSH, koncesionarët ekzistues, koncesionarët e ardhshëm.

 

Aktualisht janë dysisteme ekzistuese për tarifimin në rrugë ku e para është e vendosur në Rrugën e Kombit dhe tjetra në Thumanë-Kashar.

 

Sipas ARRSH sistemet e ardhshme përfshijnë sistemin e taksave të Tunelit të Llogorasë i hapur për trafikun verën e shkuar por që është deklaruar se do të nisë me pagesë nga kjo verë dhe rruga tjetër që është në fazë ndërtimi Kashar-Lekaj. /Monitor(https://monitor.al/rruget-me-pagese-arrsh-1-2-mln-euro-per-platformen-e-re-perfshihen-llogoraja-dhe-kashar-lekaj/)


Më të lexuarat