
Indeksi i Qyteteve të Lumtura 2025: Kopenhagen kryeson renditjen botërore
Indeksi i Qyteteve të Lumtura rikthehet me edicionin e gjashtë dhe qytetet në të gjithë planetin janë vlerësuar sipas gjashtë faktorëve kryesorë
Një qytet me njerëz të lumtur do të ketë gjithmonë një kuptim të ndryshëm për një pesëvjeçar – i cili mund të dojë vende për të luajtur dhe mundësi për të kaluar kohë me prindërit, krahasuar me një student, një profesionist ose një qytetar të moshuar, të cilët të gjithë kanë nevoja dhe pritshmëri specifike.
Prandaj, nuk është e drejtë të caktohet një qytet i vetëm si lider. Është më e përshtatshme të përzgjidhet një grup qytetesh të cilat janë të përkushtuara për kultivimin dhe rritjen e lumturisë, ku arsimi, politikat gjithëpërfshirëse, ekonomia, lëvizshmëria, mbrojtja e mjedisit, zonat e gjelbëruara dhe inovacioni, nuk janë vetëm komponentë të rëndësishëm të politikave zyrtare, por janë gjithashtu të dukshme në zgjidhjet e zbatuara. Këto zgjidhje duhet të jenë të prekshme për banorët dhe të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së tyre.
Indeksi i Qyteteve të Lumtura (Happy City Index), në edicionin e gjashtë, vlerëson qytetet botërore duke u bazuar në faktorë të ndryshëm si mirëqenia e qytetarëve, qeverisja, mjedisi, ekonomia, shëndeti dhe lëvizshmëria. Qytetet janë klasifikuar në kategori të ndryshme, duke ofruar një pasqyrë të qartë se cilat janë më të lumtura dhe ofrojnë përvoja më të pasura dhe miqësore për banorët dhe vizitorët.
Kopenhagen
Në krye të renditjeve në kategorinë ‘e artë’ dhe duke fituar titullin e qytetit më të lumtur në planet ndodhet Kopenhageni.
Kryeqyteti danez mori gjithsej 1039 pikë, duke performuar veçanërisht mirë falë ‘angazhimit ndaj arsimit dhe inovacionit’, një ‘kulture të fortë të arsimit’, ‘përkushtimit ndaj kërkimit dhe zhvillimit’ dhe një ‘demokracie aktive dhe pjesëmarrëse’.
Bruksel
Keni dëgjuar për ‘hygge’? Është një koncept danez të cilin faqja zyrtare e internetit e vendit e përshkruan si ‘të marrësh kohë larg nxitimit të përditshëm për të qenë së bashku me njerëzit e dashur – ose edhe vetëm për t’u çlodhur dhe për të shijuar kënaqësitë e jetës’. Kjo mënyrë jetese ka shumë të bëjë me arsyen pse popullsia e Kopenhagenit është kaq e gëzuar.
Disa shembuj përfshijnë një piknik në muajt e verës ose ngrohjen pranë zjarrit në dimër. Për të mësuar më shumë, mund të shkoni në Muzeun e Lumturisë në Kopenhagen (Po! Qyteti vërtet ka një muze të tillë).
Në vendin e dytë u rendit Zyrihu me 993 pikë, dhe në vendin e tretë Singapori me 979. Në njëzetë vendet e para, 15 janë qytete europiane.
Zyrih
Qytetet më të lumtura në botë:
1.Kopenhagen, Danimarkë
2.Zyrih, Zvicër
3.Singapore
4.Aarhus, Danimarkë
5.Antwerp, Belgjikë
6.Seul, Koreja e Jugut
7.Stokholm, Suedi
8.Taipei, Tajvan
9.Mynih, Gjermani
10.Roterdam, Holandë
11.Vankuver, Kanada
12.Vjenë, Austri
13.Paris, Francë
14.Helsinki, Finlandë
15.Aalborg, Danimarkë
16.Berlin, Gjermani
17.Nju Jork, SHBA
18.Dresden, Gjermani
19.Bruksel, Belgjikë
20.Gjenevë, Zvicër /Monitor(https://monitor.al/indeksi-i-qyteteve-te-lumtura-2025-kopenhagen-kryeson-renditjen-boterore/)
Më të lexuarat









