Secondary Adv

Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës, së shpejti nis operimin dhe ai i Kukësit

Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, u krye sot fluturimi i parë certifikues.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës  pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar. 

 

Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ky aeroport, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë.

 

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

 

Ai është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike.

 

Fluturimet e para projektohen të bëhen në verën e vitit 2025. Porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës, veçanërisht zhvillimit të turizmit në vend.

 

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se ishte një projekt tejet sfidues. 

 

“Dola t’ju them në radhë të parë shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve dhe punonjësve të reja të aeroportit të Vlorës. Dua të falenderoj grupin e ardhur nga Kosova që janë këtu të pranishëm dhe të shpreh besimin se kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar në trupin e aeroportin të Vlorës me burime njerëzore nga Kosova dhe Shqipëria do ta ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti për cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe nivelin e buzëqeshjes që e pashë sot me shumë kënaqësi.

 

Dua të falenderoj ata që besuan dhe punuan për këtë projekt që s’ka qenë aspak i lehtë dhe tejet sfidues. Mjafton të shohësh pak më larg se si i gjithë aeroporti është ngritur dy metra nga sipërfaqëja e terrenit, pasi terreni është 2 m nën nivelin e detit dhe cfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në të gjithë pjesën e padukshme për të garantuar një platformë solide të kategoritë më të lartë ndërkombëtare.”, tha Rama.

 

Rama njoftoi edhe kompaninë tjetër shqiptare, Air Kosova, e cila është regjistruar për të operuar në aeroportin e Kukësit. 

 

“Tanimë ka filluar bashkëbisedimi me Federo aviation me SHBA që kërkon kohë të caktuar për të gjitha inspektimet. Kanë ardhur inspektuar aeroportin dhe identifikuar gjërat që do të donin të shihnin dhe jemi në bisedime serioze për të shtuar disa linja shumë prestigjioze duke filluar nga katar Airëays. Kam bërë takime vetë me komoanitë, i kam lutur vetë që të vijnë dhe vitet e para ka qenë e pamundur. Ka pasur skepticizëm të madh.

 

Sot Ryan Air është i lumtur me Shqipërinë. Kukësi lidhet këtu se ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht kompania, një e re shqiptare, tani jut ë kosovës do të prekeni në mënyrë të psoaçme. Një kompani e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit. Air Kosova do të jetë kompania tjetër shqiptare dhe këta dy avionë do të jenë dy avionët e krenarisë tonë të përbashkët.

 

Air Albania me bazën e vet në Kosovë dhe Air Kosova do të ketë bazën e vet në Kukës. Për ta konfirmuar këtë kam sjellë me vete edhe certifikatën që të mos thonë se është fotoshop. Regjistrimi i kompanisë që në janar 2025, po punon për të siguruar avionët dhe për të filluar operacionet në territor. Nuk po jap datë se kam mësuar tanimë se këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq.”, tha Rama. /Shqiptarja


Më të lexuarat